Home / Kryesoret / Panair për ushqim tradicional të Maqedonisë dhe turizëm aktiv

Panair për ushqim tradicional të Maqedonisë dhe turizëm aktiv

Prodhime tradicionale dhe lloje alternative të turizmit me çmime me të ulëta, do të ofrojë panairi “Shijoje Maqedoninë” që do të mbahet sot dhe nesër në Ramstor Moll.

Siç paralajmërojnë organizatorët, në panair do të mund të blihen reçel shtëpie nga Krusheva, dhe llokume me fruta, mjaltë organike nga Velesi, verë e gjelbër nga Kavadari edhe të paktën 30 prodhime të cilat nuk janë rregullisht të pranishme në Shkup.

Vizitorët njëkohësisht do të kenë rast të njihen edhe me ofertën e pasur turistike të Maqedonisë, si dhe të rezervojnë një nga shumë aventurat – çiklizëm malor në Mavrovë, tandem parashutizëm në Ohër, kalërim në Galiçnik….

Panairin për Ushqim tradicional të Maqedonisë dhe turizëm aktiv “Shijoje Maqedoninë” e organizon projekti i USAID-it për ekspansion të bizneseve të vogla, i bashkëfinancuar nga Qeveria e Zvicrës, në bashkëpunim me Ramstor Moll dhe Grupet lokale aksionare nga rajoni planor i Pellagonisë, Vardarit, Pollogut dhe rajonit planor verilindor.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *