Home / Lajme / Maqedoni / « Paralajmërimi për platformë maqedonase » Liderët të mos ulen në hapsira të errëta dhe të formojnë platforma për shkatërrimin e shtetit ligjor
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-15 11:33:29Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

« Paralajmërimi për platformë maqedonase » Liderët të mos ulen në hapsira të errëta dhe të formojnë platforma për shkatërrimin e shtetit ligjor

Pas hartimit dhe publikimit të platformës shqiptare nga tre partitë shqiptare në Maqedoni, në opinion  tanimë po flitet se po përgaditet edhe një kundërpërgjigje nga ana e maqedonasve me përpilimin e një platforme maqedonase, shkruan Zhurnal.

Mundësinë për një kundërpërgjigje të tillë e paralajmëroi edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski , ndërsa partia socialisti vetëmse ka ngritur një iniciativë të tillë, ndërsa shumë ekspert maqedonas e mbështesin këtë ide. Në rrjetet sociale janë shfaqur shumë fanpage ku paralajmërohet një platformë maqedonase.

Analistët këtë paralajmërim të ish kryeministrit Gruevski që të përpiloj një platformë maqedonase nëpërmjet partisë socialiste e konsiderojnë si të kotë dhe çfardo llojë platforme në të ardhmen do të konsiderohet vetëm se një goditje ndaj shtetit ligjor.

Profesoresha universitare Mirjana Najçevska për Zhurnal shprehet se çdo diskutim duhet të transferohet në Kuvendin e Maqedonisë dhe të fillojnë të zbatohen diskutimet publike në nivel lokal ku do të kyçet çdo qytetarë. Sipas saj platformat duhet të ndërtohen nga vet qytetarët dhe jo nga disa lider të partive politike që ulen në hapsira të errëta dhe shpikin ideja të kota vetëmse ta shkatërrojnë edhe më shumë vendin.

Mirjana Najçevska“Çfarë do lloj platforme, qoftë tani qoftë më vonë ata për mua përfaqësojnë një goditje ndaj shtetit ligjor, dhe ajo çfarë duhet të bëjmë është që këto diskutime t’i transferojmë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të fillojnë të funksionojnë diskutimet publike në nivel lokal ku do të kyçen edhe qytetarët dhe të fillohet të ndërtohen platforma për nevojat dhe interesat e qytetarëve të cilat do të dalin nga vet qytetarët dhe jo disa udhëheqës të disa partive politike të ulen në hapësira të erëta dhe të shpikin ideja për atë se si të shkatërrojnë këtë vend”, ka deklaruar për Zhurnal, profesoresha universitare Mirjana Najçevska.

Lubomir FërçkovskiNga ana tjetër profesori universitar Lubomir Fërçkovski nuk deshi ti komentoj paralajmërimet e ish kryeministrit Gruevski për një paltformë maqedonase, por ai për Zhurnal shkurt tha: “Nuk dua të komentoj asgjë, ata tani më kanë përfunduar dhe nuk dua të komentoj”, ka thënë Fërçkovski.
Ndryshe, pas takimit të Gruevskit me Ambasadorin francez në Shkup, Kristijan Timonie, qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së kumtoi se lideri i tyre ka paralajmëruar Ambasadorin se edhe maqedonasit mund të përgadisin një platformë të tyre dhe të njejtën ta vënë si kusht për negociata ashtu siç bëri tani BDI.

“Komuniteti shumicë, gjegjësisht komuniteti maqedonas të përgadisë platformë dhe të njejtën ta vë si kusht në tryezën e bisedimeve edhe tani por edhe në të ardhmen, ku do të jetë shkak për probleme të reja, për atë nuk pranuam biseda të bazuara në një platformë nacionale dhe konsiderojmë se ai që e bindi BDI-në që të vazhdojnë në këtë rrugë, ju ka bërë vetëm dëm”, kumtuan nga VMRO-DPMNE.

Edhe Ambasadori Risto Nikovski në një kolumn të tij për “Dnevnik” ka shkruar për një ide të tillë. “Që Maqedonia të mbijetojë duhet domsdo që ti bëjë dy hapa. Në shtëpi, që të realizohet një konsenzus minimal nacional dhe sipas mundësive të përgaditet “Platforma maqedonase”. Në planin ndërkombëtar duhet një aksion i gjërë diplomatik për mbrojtjen e të drejtave tona legjitime dhe universale. Si çdoherë edhe tani ne jemi në rradhë”, ka shkruar Nikovski.

Javë më parë partia socialiste e Maqedonisë publikoi një iniciativë për përpilimin e një platforme maqedonase gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e interesave vitale nacionale si dhe ato shtetërore. Kjo parti ju bëri thirrje gjitha partive maqedonase që tu bashkangjiten një iniciative të tillë.

Sipas sondazhit që u publikua ditë më parë nga TV Telma, për përgatitjen e një “platforme maqedonase” janë dekalruar 58.4% e qytetarëve të anketuar, kurse 31.1% kanë qenë kundër.

Rezultatet tregojnë se nga personat e anketuar, te maqedonasit 64.7% janë pro një “platforme të përbashkët maqedonse”, kurse 27% janë kundër. Shikuar nga përfaqësimi politik, mbështetësit e VMRO DPMNE-së janë me përqindje më të madhe që të ketë një “platformë maqedonase” edhe atë 74.8%, kurse vetëm 8 % janë kundër. Ndërsa te LSDM, pro “paltformës maqedonase” janë 49.8%, kurse kundër janë 42%.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *