Home / Lajme / Botë / Parandalohet një sulm “sensacional” në Turqi, arrestohen 4 militantë të ISIS-it

Parandalohet një sulm “sensacional” në Turqi, arrestohen 4 militantë të ISIS-it

Agjencia e lajmeve e Turqisë, Anadolu, raporton se policia turke i ka arrestuar katër të dyshuar të Shtetit Islamik (ISIS), të cilët po planifikonin një sulm “sensacional”.

Sipas Anadolu, të dyshuarit janë arrestuar në një operacion në Gaziantep, afër kufirit me Sirinë, transmeton Express.

Policia ka konfiskuar 24 jelek për sulme vetëvrasës të mbudhur me 150 kilogramë eksplozivë, dy pushkë automatike dhe materiale të tjera.

Nuk janë dhënë detaje për prejardhjen e të arrestuarve.

Vitin e kaluar, Turqia u godit nga një varg sulmesh vdekjeprurëse të kryer ose nga ISIS-i ose nga militantët kurdë./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *