Home / Kryesoret / Partia e turqve këshillon Gruevskin të pajtohet me humbjen

Partia e turqve këshillon Gruevskin të pajtohet me humbjen

Pasi po bëhet gjithnjë e më e sigurt se qeverinë e re do ta formojë LSDM-ja me partitë shqiptare, edhe parti të komuniteteve tjera etnike në Maqedoni nisë ta përkrahin procesin e ndërrimit të pushtetit,kështu Partisë për Lëvizjen e Turqve këshillon Nikolla Gruevskin që të pajtohet me realiteti dhe të mos dhunojë intelegjencën e qytetarëve, transmeton Gazeta Express.

“Është më mirë që të koncentrohet në periudhën e ardhshme ku është duke e pritur një proces gjyqësor dhe zgjidhje përfundimtare të gjitha krimeve nga sundimi i tij. Gruevski i cili para disa kohësh fliste për kantonizime dhe federalizim, kësaj here nisi që të flas për defaktorizime dhe përsëri po tenton që ta dhunoje intelegjencën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”.

“Partia për Lëvizjen e Turqve e përkujton se gjatë kohës së tij jo vetëm turqit që nuk arritën asesi t`i realizojnë të drejtat e tyre, por edhe u injoruan nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit. Pas aq viteve sundimi, a po i bëhen turqit lëndë e manipulimit? Gjatë kohës së sundimit të Gruevskit, turqit i kanë shërbyer vetëm si një material harxhues”, thuhet në kumtesën e PLT-së.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *