Home / Lajme / Botë / Pas gati 7 viteve, takohen zyrtarët e lartë izraelitë dhe turq

Pas gati 7 viteve, takohen zyrtarët e lartë izraelitë dhe turq

Zyrtarët e lartë të Turqisë dhe Izraelit do të takohen sot për herë të parë pas gati shtatë viteve, për të gjetur mënyrat për përmirësimin e mëtejme të marrëdhënieve, si dhe për të diskutuar rreth zhvillimeve rajonale.

Turqia dhe Izraeli – dikur aleatë të ngushtë – u pajtuan vitin e kaluar dhe i rivendosen marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh, duke e ndrequr një mospajtim të thellë të shkaktuar nga vdekja e 10 aktivistëve turq gjatë një kontrolli të ushtrisë izraelite ndaj anijes së tyre, e cila tentoi ta thyente bllokadën ndaj Gazës në vitin 2010, transmeton Express.

Zëvendës ministri i Jashtëm i Turqisë, Umit Yalcin dhe homologu i tij izraelit, Yuval Rotem, takohen sot në Ankara./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *