Home / Lajme / Maqedoni / Përfundoi pa incidente protesta në Kumanovë për vrasësin e Almirit

Përfundoi pa incidente protesta në Kumanovë për vrasësin e Almirit

Qytetarë nga Kumanova dhe vende tjera, u tubuan sot para Gjykatës Themelore në Kumanovë për të kërkuar drejtësi në gjykimin për vrasjen e Almir Aliut. Protestuesit kërkonin dënim maksimal të Boban Iliq, i cili po gjykohet për vrasjen e vogëlushit 4-vjeçar.

“Dënim maksimal përgjegjësit të shuarjes së jetës së sapofilluar”, “Kujdes!” ,”Nëse Bobani është i çmendur edhe ne do të çmendemi”, janë pankartat paralajmëruese që mbajnë qindra protestues para gjykatës.

Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 1 korrik të vitit të kaluar, ku pas një zënke verbale dhe fizike të babait të tij me Boban Ilicin, Almiri përfundoi i shtrirë në spital nga goditja që mori me veturën që po e drejtonte Ilici. Almiri në spital ishte dërguar me plagë të rënda, të cilave nuk mundi t’u mbijetojë./Gazeta Express

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *