Home / Kryesoret / Platforma në tryezë para Zaevit: Së pari dygjuhësia, pastaj qeveria
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-09 10:41:19Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Platforma në tryezë para Zaevit: Së pari dygjuhësia, pastaj qeveria

Para takimeve të liderëve të partivë me eurokomesarin Johannes Hahn në Shkup, nuk pritet që të ketë ndonjë vendim nesë LSDM ose BDI do të formojnë qeverinë. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nuk do të vendos pa i dëgjuar edhe mendimet e eurokomesarit Hahn, sepse siç thonë nga partia, si do që të jetë vendimi, BDI nuk do të sjellë vendim pa u konsultuar edhe me miqtë nga SHBA-të dhe BE, shkruan Dnevnik, transmeton Zhurnal.

Në pritje të eurokomesarit Hahn, BDI dhe LSDM mbrëmë kanë vazhduar konsultimet brendapartiake për propozimet që BDI dhe LSDM i kanë vendosur në tryezë. LSDM do të duhet të vendos nesë do të pranojë platformën shqiptare dhe ligjin për zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe në gjithë territorin e Maqedonisë, dhe këtë duhet ta bëjë para se të formojë qeverinë.
BDI do të duhet të vendos se a do të terhiqet nga qëndrimi i partë  se nuk do të jëp nënshkrimet për liderin e LSDM-së Zoran Zaev për mandatin, nëse në pako nuk bëhët marrëveshje për partneritet qeverisës.

Nënkryetari i BDI-së poashtu pjesëmarrës në negociatat me LSDM-në, Nevza Bejta, thotë se partia është e angazhuar që sa më shpejtë të bëhet marrëveshje për qeverinë e re. Ai thotë se vendimi për bisedimet me LSDM-në do të bëhet e ditur së shpejti, por jo para takimit të Ahmetit me Johannes Hahn. Ai nuk bënë të saktë se vallë kjo do të thotë se është bërë marrëveshje për qeverinë e re, por vetëm thekson se pas takimit me eurokomesarin do të ketë informacione më transparente në lidhje me bisedimet e LSDM-së për qeverinë e re.

Përkundër optimizmit të Nevzat Bejtës se BDI këto ditë do të sjellë vendim, shefi i kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi në emisionin televiziv nuk ka përcaktuaR ndonjë afat kohor se kur BDI do të vendos. Megjithatë, Grubi konsideron se nesë ekziston një frymë konstruktive dhe në qoftë se ka gatishmëri për të pranuar platformën shqiptare, mund të sillet së shpejti vendimi.

Grubi gjithashtu theksoi se nësë LSDM pranon platformën e përbashkët të partive shqiptare, në të cilën është edhe zyrtarizimi i plotë i gjuhës shqipe, nuk do të ketë pengesë për formimin e një koalicioni qeverisës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *