Home / Kryesoret / Platformës shqiptare i mungon ligji për UÇK-në

Platformës shqiptare i mungon ligji për UÇK-në

Në vend që partitë politike shqiptare të përplasen për interesat e votuesve të vet, për cështje që i tejkalon inatet partiake, ata duket se po përplasen për gjëra sekundare, thotë opinionisti dhe profesori universitar Urim Saliu për Gazeta Express

“Në vend që të luftojnë që platformës shqiptare ti vendojnë akoma pika tjera thelbësore, duket se me këto grindje kohëve të fundit do t’a shkatërrojnë edhe vetë atë platformë ekzistuese që nuk është se është perfekte. Shqiptarët kanë shumë boshllëqe në shtetin që i trajton akoma si pakicë dhe u duket sidomos palës maqedonase të cilësdo parti, se shqiptarët  nuk meritojnë të kenë më shumë dinjitet dhe të drejta”, vlerëson Saliu.

Ai konstaton se disa pikave të platformës për shembull i mungon zgjidhja e statusit të ish ushtarëve dhe invalidëve të luftës  së konfliktit të armatosur në 2001-shin.

“Nuk e kam të qartë si ka mundur kjo të mos përfshihet dhe si kanë qëndruar indiferent qoftë subjektet politike apo Organizatat e ndryshme të  luftës për këtë cështje shumë të ndijshme. Shumë njerëz të përfshirë në atë konflikt e kanë ndjerë për vitë të tërra presionin shtetërorë dhe kanë qenë caqe të strukturave  të shtetit. Aq më keq shumë ish luftëtarë sot po i shkatërron skamja, varfëria dhe  nuk e kanë atë dinjitet që e meritojnë. Ata luftuan për më shumë të drejta të kombit të tyre dhe meritojnë të trajtohen ndryshe dhe jo të nëpërmëkbën dhe nëncmohen deri në këtë pikë”, thekson Saliu.

Sipas tij shqiptarët janë si një vijë e prishur ku uji nuk shkon atje ku duhet. Kam një bindje se përplasjet e fundit mes subjekteve do të zbehin kushtëzimin shqiptarë në tërrësi.Atë që gjithmonë e fitojmë në luftë e humbim në politikë dhe ky moment i ri nuk është se ndryshon./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *