Home / Lajme / Maqedoni / PLD: Qeveria në ikje të mos luaj me ekzistimin e të punësuarve në “Hekurudhat e Maqedonisë”
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-23 11:47:09Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

PLD: Qeveria në ikje të mos luaj me ekzistimin e të punësuarve në “Hekurudhat e Maqedonisë”

“Gjashtë ditë trenat transportues në Maqedoni nuk funksionojnë përshkak të protestave të punëtorëve në “Hekurudhurat e Maqedonis”, të cilët kërkojnë rrogën e janarit, ndërsa dëmet i durojnë udhëtarët dhe kompanitë”.

Kjo është edhe një dëshmi se si qeveria në ikje luan me ekzistimin e punëtorve në HM dhe me nderin e kapitalit njerëzor në Republikën e Maqedonisë.

Rasti i fundit në “Hekurudhat e Maqedonisë” është shembull eklatant për atë se si lokomotivat e reja, për të cilët janë paguar 25 milion euro – para të qytetarëve, janë furnizuar me fotografimin dhe promovimin e VMRO-DPMNE-së para mediave, për të cilat të mos ketë infrastrukturë e cila do të mund të valorizon performansat e tyre.
Thërrasim menaxhmentin e HM që të sillet në mënyrë transparente dhe profesionale, të mos jetë pre e presioneve politike dhe të gjejë mënyrë që sa më shpejt të zgjidh problemin para se të ikë nga funksioni i kryeministrit, Emill Dimitriev të ndajë mjete nga buxheti për mbulimin e humbjeve të HM dhe pagimin e rrogave të rregullta për të punësuarve”, deklarojnë nga PLD.

“Mbaroi koha për nënçmimin e punëtorëve dhe punës së tyre. Kapitali njerëzor do të jetë një prej prioriteteve më të larta të qeverisë së re, në të cilën do të jetë pjesë edhe PLD”, thuhet në deklaratën e partisë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *