Home / Lajme / Maqedoni / PLD: Zvrlevski vërtetoi se është përpjekja e fundit e regjimit të Gruevskit
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-21 12:32:26Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

PLD: Zvrlevski vërtetoi se është përpjekja e fundit e regjimit të Gruevskit

Njeriu i parë nga Prokuroria publike e Maqedonisë, Marko Zvrelvski, edhe një herë vërtetoi se është tentimi i fundit i regjimit të Nikolla Gruevskit, thonë nga Partia Liberal Demokrate, në lidhje me deklaratën e djeshme të Prokurorisë Publike se është hapur hetim kundër  ish funksionerë të lartë të MPB-së dhe personave të tjerë fizik nga Shkupi, Kumanova dhe Strumica, përshkak të parregullsive zgjedhore, transmeton Zhurnal.

“Prokurori publik, pas kush e di cilës herë, thellë i ngatërruar në politikat e VMRO-DPMNE-së, vendosi pjesërisht dhe mënyrë njëdimenzionale të udhëheq hetimet për krim, korupsion dhe për mashtrimet zgjedhore dhe atë vetëm në qytetet e Shkupit, Strumicës dhe Kumanovës. Pas këtij akti, është e qartë se Zvrlevski përsëri kërkon krim aty ku nuk ka, në vend se të ndjek ata që për të gjithë opinionin është e ditur se kanë manipuluar me zgjedhjet”, thuhet në reagimin e PLD-së.

Nga partia akuzojnë se me këtë veprim, Zvlervski e vërteton pasqyrën reale të “kontrollimit të gjykatave dhe prokurorive në Maqedoni nga ana e qeverisë në ikje”, dhe me vetëdije apo jo, njëkohësisht e vërteton “nevojën për ekzistimin dhe vazhdimin e mandatit të Prokurorisë speciale publike”.
“Sa për rikujtim, puna e Prokurorisë aktuale publike dhe në periudhën e kaluar ishte notuar dhe në raportet e Unionit Europian dhe të OSBE-së. Zvrlevski, për fat të keq, nuk e mësoi mësimin se rëndësia e luftës së hapur dhe të sinqertë kundër krimit dhe korupsionit është i njejtë me rëndësinë e vet shtetit”, thuhet në deklaratën e partisë.

Nga atje thonë se fuqishëm pajtohen me “reformat e përgjithshme në gjithë sistemin drejtligjor, si pjesë e propozimeve nga raporti i Pribes, i cili i përfshin dhe Prokurorinë Publike”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *