Home / Lajme / Rajon / Policia zbulon detaje të reja për hajnin e Prizrenit

Policia zbulon detaje të reja për hajnin e Prizrenit

Policia e rajonit të Prizrenit njofton se në vazhdën e hetimeve rreth vjedhjeve të kryera nga grupi Bytyqi-Rama, janë zbuluar edhe disa detaje të reja.

Fjala është për vjedhjen e dy veturave më 15 dhe 18 janar në Prizren, ku bëhej fjalë për një makinë të llojit Opel dhe një Golf III-sh.

Policia raporton se janë gjetur pjesë të këtyre dy veturave në Mitrovicën Veriore në pronësi të një të dyshuari, i cili automjetet e vjedhura i kishte shitur për pjesë. Zyrtarët policorë i kanë sekuestruar këto pjesë dhe pas ekzaminimeve të nevojshme do t’i përdorin në cilësi të provave materiale kundër të dyshuarve.

I arrestuari Rama, po ashtu dyshohet se ka kryer edhe disa herë vjedhje në Prizren, përfshirë një vjedhje të rëndë njërin nga supermarketet e kësaj komune.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *