Home / Kryesoret / Politika amerikane mbi Maqedoninë nuk ka ndryshuar
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-08 09:14:29Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Politika amerikane mbi Maqedoninë nuk ka ndryshuar

Politika e SHBA-ve mbi Maqedoninë nuk është ndryshuar. Këtë për Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe e deklaroi përfaqësuesi oficial i stejt departmentit në Uashington. Ky qëndrim vjen pas deklaratës së kongresmenit amerikan Dana Rohrabacher, i cili në intervistën për kanalin televiziv Vizion Plus fliste për një ndarje të Maqedonisë, transmeton Zhurnal.

“SHBA e pranojnë dhe e mbështetin sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë.  Ky qëndrim nuk është ndryshuar”, ka thënë përfaqësuesi i Stejt Departmentit për zërin e Amerikës në gjuhën Shqipe.
Kongresmeni republikan Dana Rohrabacher, më herët deklaroi se Maqedonia ka qenë një projekt i dështuar. Sipas deklaratës së tij për Vizion Plus, shqiptarët që jetojnë atje duhet të bashkohen me Kosovën, ndërsa pjesa tjetër që mbetet të jetë pjesë e Bullgarisë ose ndonjë vendi tjetër.

Komentimet e kongresmenit Rohrabacher, i cili është anëtarë në Komitetin për punël të jashtme dhe kryetar i nënkomitetin për çështje europiane të kongresit, ka shkaktuar reagime në Shkup, Ministria për punë të jasthme të Maqedonisë deklaroi se këto komentime e djegin retorikën nacionalistike në vendet fqinje dhe e kthejnë rajonin në të kaluarën.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *