Home / Lajme / Botë / Presidenti i Iranit: Trump është fillestar në politikë, kjo do t’i kushtojë shumë SHBA-së

Presidenti i Iranit: Trump është fillestar në politikë, kjo do t’i kushtojë shumë SHBA-së

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, e ka quajtur fillestar në politikë presidentin amerikan, Donald Trump, duke i rritur kritikat ndaj vendimit të Uashingtonit për t’ua ndaluar përkohësisht hyrjen në SHBA iranianëve dhe qytetarëve të gjashtë vendeve të tjera me shumicë myslimane.

“Sot nuk është koha për t’i ndarë njerëzit,” ka thënë Rouhani në një fjalim i cili u transmetua drejtpërdrejt në televizionin shtetëror, transmeton Express.

Të premten, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’ua ndaluar hyrjen në SHBA, për të paktën 90 ditë, qytetarëve nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

E sipas Rouhanit, për këtë, Trump është fillestar në politikë.

“Ai [Trump] është i ri në politikë. Deri tani ka jetuar në një botë tjetër. Tash jeton në një mjedis krejtësisht tjetër. Do t’i marrë shumë kohë atij, ndërsa SHBA-së do t’i kushtojë shumë, derisa ai të kuptojë se çfarë po ndodh në botë,” ka thënë Rouhani.

Irani ka thënë se do të ndërmarrë masa ligjore, politike dhe reciproke ndaj urdhrit ekzekutiv të Trump-it.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *