Home / Lajme / Maqedoni / Prezantohen rezultatet e aftësisë mediale në Maqedoni
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-07 21:13:36Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Prezantohen rezultatet e aftësisë mediale në Maqedoni

Agjencia për Audio dhe Shërbime Audio Vizuale Mediale sot prezantoi rezultatet e hulumtimit të aftësisë mediale tek grupmosha e rritur në Republikën e Maqedonisë.

Nadezhda Pop – Kostova këshilltare për menaxhment në një kompani konsultimi, e cila nga Agjencia fituan tenderin për zbatimin e hulumtimit për aftësinë mediale, prezantoi një pjesë të rezultateve të cilat dolën nga hulumtimi.

Ajo në prononcimin e saj u përqendrua edhe në metodologjinë e cila është përdorur gjatë zbatimit të hulumtimit.

Përmendi se është bërë në bazë të rezultateve të fituara prej gjithsej 1.523 të anketuarve nga popullata e moshës prej 16 vjeç e më shumë vite, në periudhën nga 14 nëntori deri më 8 dhjetor të vitit 2016.

Pyetësori i cili është shfrytëzuar gjatë zbatimit të intervistës për anketuesit, përbëhej në tre grupe të pyetjeve, qasja dhe përdorimi i mediave të ndryshme, rezultatet e kuptimit kritik të përmbajtjeve mediale dhe aftësitë komunikuese.

Në pyetjen nëse mediat në mënyrë të ndryshme informojnë për ngjarjet e njëjta, si nënpyetje e cila kishte të bënte me tv kanalet, përqindja më e madhe e të anketuarve u përgjigjën se tv kanalet shpesh herë raportojnë në mënyrë të ndryshme për ngjarjet e njëjta.

“Përqindja më e madhe e të anketuarve, 62.71 përqind e tyre u përgjigjën se shpesh herë tv kanalet në mënyrë të ndryshme informojnë për ngjarje të njëjta, 22.85 përqind vetëm ndonjëherë, 10.97 përqind prej tyre u prononcuan se shumë rrallë tv kanalet raportojnë ndryshe”, tha Pop Kostova.

Për raportimin në radio-stacionet, sipas rezultateve, përqindja më e madhe, 41.96 përqind e të anketuarve janë përgjigjur se radio-stacionet shpesh herë informojnë ndryshe për ngjarjet e njëjta, 31.78 përqind u prononcuan me vetëm ndonjëherë dhe 18.25 përqind e të anketuarve u përgjigjen me rrallë.

Për ueb-faqet, 37.75 përqind janë përgjigjur se shpesh herë informojnë ndryshe për ngjarjet e njëjta, 27.77 përqind vetëm ndonjëherë dhe rrallëherë 15.89 përqind e të anketuarve.

Për gazetat ditore dhe revistat, rezultatet tregojnë se 39 përqind e të anketuarve janë përgjigjur se vetëm ndonjëherë gazetat ditore informojnë ndryshe për ngjarjet e njëjta. Për atë se çka bëjnë qytetarët nëse ka dallime thelbësore në informacionet në mediat, 50.95 përqind e të anketuarve janë përgjigjur se nëse verejnë dallime të mëdha thelbësore në informacionet për ngjarje të njëjta, nuk i hedhin poshtë të gjitha informacionet e publikuara, ndërsa 40.9 përqind e tyre janë prononcuar se i injorojnë informacionet për atë ngjarje.

Po ashtu, Kostova theksoi se 49.64 përqind e pjesëmarrësve në hulumtimin, janë përgjigjur se tërësisht pajtohen se televizionet doemos duhet të jenë të lira për të qenë objektive dhe kreative.

Drejtori i Agjencisë për Audio dhe Shërbime Audi Mediale, Zoran Trajçevski tha se nevojitet që të bisedohet për formimin e rrjetit për aftësi mediale.

“Besojmë se të gjitha aktivitetet individuale do të jenë më efikase nëse përmes shpërndarjes së informacioneve në rrjetin, secili të mund të kontribuojë në realizimin e projekteve. Mendojmë se do të ishte e dobishme që informacionet të publikohen përmes një buletini on-line ose të informohet për to opinion evropian, përmes Asociacionit evropian për intereset e shikuesve me të cilën agjencia ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim”, theksoi Trajçevski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *