Home / Lajme / Maqedoni / Prokuroria Speciale në aksion

Prokuroria Speciale në aksion

Ekipi i Prokurorisë Speciale (PSP) sot ka hyrë në “Media Print Maqedoni (MPM), mëson BIRN, përcjell Gazeta Express.

Qëllimi i PSP-së ka qenë që të hulumtohet financimi i punës së shtëpisë mediale, e cila është botuese e gazetave “Dnevnik”, “Utrinski Vesnik”, “Vest”, “Makedonski Sport”, magazina “Tea” dhe internet portali “Telegraf”.

Prej dje, pronar i MPM-së ka ngelur ish diplomati Sergjan Kerim, pasi që partnerët e tij “Internet Grup” nga Serbia dhe biznesmeni maqedonas Jordan Kamçev, nuk janë më pjesë e strukturës udhëheqëse.

Sot, gazetarët e tre gazetave të MPM-së, kanë filluar me grevë për shkak të vonesës së rrogave dhe mospagimit të honorarëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *