Përgjigjet mjekja dermatologe Violeta Dajçi

Strijat shfaqen si pasojë e tendosjes së tepërt të lëkurës. Shtresa e mesme lëkurës, derma, është e ndërtuar nga indi lidhor dhe fijet e kolagenit e të elastinës. Këto fije i japin lëkurës tonus dhe elasticitet.

Në rast se këto fije për arsye të ndryshme tërhiqen jashtë mundësive të elasticitetit të tyre, atëherë këputen. Këputja e tyre shfaqet në sipërfaqe, në trajtën e strijeve të lëkurës.