Home / Lajme / Maqedoni / Qesharake kryetari i Shkupit shkon në punë me autobus, shoferi i tij më veturë (FOTO)

Qesharake kryetari i Shkupit shkon në punë me autobus, shoferi i tij më veturë (FOTO)

Për shkak se ndotja e ajrit në Shkup para tri ditë shënoi shifra 20 herë më shumë se që është e lejuar, Qyteti i Shkupit vendosi që transporti urban të bëhet falas, me qëllim që të mos përdoren veturat. Por ata që më së shumti e shfrytëzuan këtë mundësi janë pensionistët te cilët nuk zbrisnin nga autobusët e qytetit duke shëtitur dhe duke u shoqëruar me moshatarët e tyre.

Kryetari i Qytetit te Shkupit, Koce Trajanovski dje kishte vendosur qe te përdor autobusin për te shkuar ne pune, por gazetaret vërejtën shoferin e tij me veture te tipit “Mercedes-Benz”, te vijë në pune para kryetarit.

Pensionistët e Shkupit e kalojnë ditën duke shëtitur me autobus falas

I pyetur nga gazetaret, kryetari Trajanovski tha se vetura kishte qenë aty, ndërsa pamjet dëshmonin te kundërtën, pasi qe kamerat e televizioneve xhiruan veturën te vinte para kryetarit.

Qyteti i Shkupit ka vendosur që transporti falas të vazhdojë edhe për disa dit, duke mos bërë të ditur se kur do të kthehet në normale.

Shoferi i kryetarit duke ardhur në punë me makinë

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *