Home / Kryesoret / Qeveri së shpejti, por çfarë, askush nuk tregon!
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-15 12:24:44Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Qeveri së shpejti, por çfarë, askush nuk tregon!

Nga “Aleanca për Shqipatrët” thonë se asgjë nuk mund të zbulohet deri sa nuk ka përfunduar çdo gjë, ndërsa partitë e tjera heshtin në lidhje me përmbatjen e bisedimeve. Mungesa e informacionit nga përfaqësuesit zyratar të partive lë hapsirë për shpekulime, manipulime, keqpërdorime, kështu vlerëson Marko Troshanovskit nga Instituti për demokraci.

“Asgjë nuk mund të zbulojmë për publikun deri sa nuk ka përfunduar çdo gjë”, thonë nga “Aleanca për Shqiptarët”, përfaqësuesit e të cilëve mbrëmë janë takuar me nënkryetarët e BDI-së, për të shqyrtuar dokumentin e shkruar të cilën LSDM para dy dite e ka dorëzuar te partia e Ali Ahmetit.

“Jemi në bisedime me BDI-në dhe LSDM-në, deri sa nuk përfundon e gjithë kjo asgjë nuk mund të tregojmë. Në nuk do të hymë në qeveri me asnjë qeveri nëse nuk zbatohen thuajse gjitha pikat e deklaratës së partive shqiptare”, ka thënë sekretari general i “Alenacës për Shqiptarët”, Arben Taravari.

Në pyetjen se kur pritet që të mbarojë e gjithë kjo ai është përgjigjur se shumë shpejt do të përfundojë. Ka gjasa që të formohet qeveri e re, por ajo do të bëhet e ditur këto ditë, thonë nga partia. Nga BDI, megjithatë thonë se diskutimet në parti ende janë në fazë të hershme për të dalë me qëndrim.

Sipas Marko Troshanovskit nga Instituti për demokraci, heshtja për këto çështje të rëndësishme që prekin identitetin, rendin kushtetues dhe ligjor, veçanërisht temat për PSP-në dhe përdorimin e gjuhës shqipe, nuk duhet të jenë të “fshehura”, nën perdet e bisedimeve të partisë.

“Mungesa e informacionit nga përfaqësuesit zyrtar të partive lë hapsirë për shpekulime, manipulime, keqpërdorime dhe mbi gjitha vë në rrezik vetë procesin e negociatave i cili është shumë delikat”, vlerëson Troshanovski, shkruan REL, transmeton Zhurnal.

Heshtje edhe në kabinetin e presidentit Gorgje Ivanov për çështjet në lidhje me mandatin për formimin e qeverisë. Në njoftimin për publikun pas takimit me liderët e partive ku njoftoi se do të jepë mandatin vemtën nëse sigurohen 61 deputet, nuk ka lejuar që të bëjnë pyetje gazetarët, ashtu që ka mbetur e paqartë deri kur planifikon t’i pret partitë. Nga kabineti i tij edhe pas 15 ditëve nuk përgjigjen në këtë pyetje.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *