Home / Lajme / Rajon / “Rama”: Nuk ka mbajtur asnjë premtim, më 18 Shkurt të gjithë në shesh
Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka sulmuar programin e PS per vendosjen e takses progresive, duke e cilesuar si marrezine e radhes te kryetarit te opozites.

“Rama”: Nuk ka mbajtur asnjë premtim, më 18 Shkurt të gjithë në shesh

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi dje Edi Ramën se nuk kishte mbajtur asnjë nga 40 premtimet që u kishte bërë shqiptarëve në zgjedhjet e vitit 2013. Sipas Berishës, Edi Rama është i vetmi kryeministër që nuk ka bërë asnjë bilanc, pasi ka dështuar në çdo drejtim. Sipas tij, përgjigjen për këtë dështim qeveria e majtë do ta marrë në protestën që PD do të zhvillojë në datën 18 shkurt. Ish-kryeministri u bëri thirrje të gjithë personave që ndihen të zhgënjyer dhe të mashtruar. “Premtimi i parë ishte që brenda 300 ditëve do të vendoste rendin dhe do të rikthente policinë e shtetit në detyrë. E vetmja gjë që bëri ishte kanalizimi i vendit në çdo cep. Premtoi hapjen e 300 mijë vendeve të punës. Unë ftoj të gjithë ata që janë punësuar gjatë këtyre viteve që të votojnë Edi Ramën. Ndërsa të gjithë ata që nuk kanë arritur të gjejnë një vend pune, i ftoj që të dalim në shesh më 18 shkurt për t’i dhënë përgjigjen e merituar”, deklaroi gjatë fjalës së tij Sali Berisha. Sipas tij, kriminalizimit i Policisë së Shtetit dhe situata e rendit janë dy problemet më të mëdha të qeverisë. Më tej, ish-kryeministri Berisha ka bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më të gjerë në protestën e 18 shkurtit. “18 shkurti dhe ditët në vazhdim janë gjyqi që do t`i bëhet kësaj qeverie që mashtron në mënyrë të paskrupullt”, ka shtuar ai. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka treguar dje edhe historinë e rrëmbimit të bashkëshortit të ministres Felaj, sipas tij, gjatë kohës kur ajo ka qenë prokurore dhe në qeverisje ka qenë Partia Demokratike. Sipas Berishës, shkak për këtë është bërë një “premtim i pambajtur” i Felajt, për të liruar një bandit. “Kësaj ndrikullës i rrëmbyen burrin dhe disa ditë ia mbajtën bandat në zyrat e Bashkisë. Pse ia rrëmbyen burrin? Nuk donin të rrëmbenin këtë jo. Kjo kishte marrë përsipër të lironin banditin. Burri kishte marrë paret. Kur kjo nuk e liroi banditin, atëherë i rrëmbyen burrin. Kjo ishte gati ta falte dhe burrin, por ia gjetëm ne. Kjo ishte gati që burrin t’ia falte dreqit. Kishte marrë paratë kjo nuk pyeste. Kjo ndrikull shpirt kazmë del këtu dhe thotë që vetëvrasje nuk kemi. Je njeri ti apo s’je njeri moj? Vetëm të hënën infermierja piu dozat më kolosale të morfinës, për shkak të shtetit. Vetëm dje… nuk ke ndjenja ti. Ti je një ndrikull që të hëngri shpirtin mafia. Vetëm në dy ditë ke dy vetëvrasje. Vetëm nga KESH 12 të vetëvrarë të regjistruar. A e di ti që mashtron këtu dhe thua këto shifra? U rritën nga 2014 në 2015 me 150% vetëvrasjet”, tha Berisha.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *