Home / Kryesoret / Ramush Haradinaj, sot, `përballë` Serbisë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-09 08:51:00Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Ramush Haradinaj, sot, `përballë` Serbisë

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj sot në Colmar të Francës do ta zhvillojë betejën e radhës kundër Serbisë.

Në Colmar të Francës sot do vendoset nëse Ramush Haradinaj do të ekstradohet në Serbi apo do të lirohet përfundimisht nga fletarrestet e Beogradit.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pret lirimin e tij nga gjykata franceze në Colmar, ku po mbahet që nga data 4 janar kur është arrestuar sipas një fletarresti të Serbisë, nën akuzat për krime lufte. Serbia ka kërkuar ekstradimin e tij dhe nxjerrjen para gjykatave serbe, ndërsa Haradinaj thotë se në aktakuzën e Serbisë, me të cilën kërohen estradimi, “nuk ka asgjë të re me të cilën nuk është përballur edhe në Hagë”, ku dy herë është shpallur i i lirë ndaj akuzave për krime lufte.

Në Procesin kundër Haradinajt në Colmar pritet pjesmarrje e madhe e shqiptarëve dhe përkrahësve të tij nga Prishtina por edhe vende të ndryshme të Europës duke filluar nga Franca, Gjermania, vendet e Beneluksit etj.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *