Home / Lajme / Maqedoni / Reagon Produksioni: Filmi s’bën fjalë për vrasjen e fëmijëve maqedonas te Smillkova

Reagon Produksioni: Filmi s’bën fjalë për vrasjen e fëmijëve maqedonas te Smillkova

Kur dita s’kishte emër” nuk është një film për ngjarjet në Liqenin e Smillkovës, siç shkruan këto ditë mediat në Maqedoni, pas informatës se ky film do të marrë pjesë në Festivalin prestigjioz të Berlinit.

Informatën se bëhet fjalë për film që përshkruan ngjarjet e vitit 2012, kur një ditë para Pashkëve ortodokse te liqeni në periferi të Shkupit u vranë katër fëmijë maqedonas, e ka përgënjeshtruar vetë produksioni “Motrat dhe vëllai Mitevski”, pas pyetjes së drejtuar nga gazeta “Koha” e Shkupit regjisores Teona Mitevska Strugar, transmeton Gazeta Express.

“Kur dita s’kishte emër” është filmi i tretë i Teona Mitevskës dhe produksionit “Motrat dhe vëllai Mitevski” që shfaqet në Berlinale, pas filmave “Unë jam nga Titov-Velesi” më 2008 dhe “Gruaja që i fshiu lotët” më 2012.

Regjisorja Teona Mitevska Strugar

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *