Home / Kryesoret / Refuzohet njëzëri pranimi i dorëheqjes, Menduh Thaçi do rikthehet në krye të PDSH-së

Refuzohet njëzëri pranimi i dorëheqjes, Menduh Thaçi do rikthehet në krye të PDSH-së

Të shtunën në Tetovë, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), do të mbajë Kuvendin e saj Qendror, ku do të diskutohet rreth analizës së Raportit zgjedhor, që tashmë është bërë në të gjitha degët e PDSH-së dhe është dorëzuar në kryesinë qendrore të PDSH-së,

Kuvendi qendror i PDSH-së do të caktojë edhe datën e mbajtjes së Kongresit të jashtëzakonshëm të PDSH-së, që do të mbahet pas vendimit për dorëheqje të kryetarit Thaçi, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Burime partiake për Tv Koha thonë se në mbledhjet e deritanishme të degëve ku janë analizuar rezultatet zgjedhore, është refuzuar njëzëri pranimi i dorëheqjes së Thaçit, duke kërkuar që i njëjti të rikandidohet edhe një herë për kryetar të PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *