Home / Lajme / Maqedoni / « REL » VMRO-DPMNE shtyn Maqedoninë të përqafohet me Rusinë?
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-03 13:28:10Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

« REL » VMRO-DPMNE shtyn Maqedoninë të përqafohet me Rusinë?

Gruevski po bën politikë të dyfishtë, realisht është pro-ruse, por deklarativisht është e orientuar pro-perëndimore, thonë pjesë nga analistët vendas. Të tjerë, konsiderojnë se nuk ka kthim kah Rusia dhe se prioritet i VMRO-DPMNE-së janë integrimet euro-atlantike, shkruan REL, transmeton Zhurnal

Reagimet e MPJ e Rusisë rreth ndodhive të fundit në Maqedoni nuk duhet të kuptohet si përzierje në politikën e brendshme të vendit, por si një e drejtë e atij vendi që të shpreh mendimin e vet, thotë ish ambasadori në Rusi, Risto Nikovski, pas reagimit të fundit nga Moska oficiale se kriza politike në Maqedoni po thellohet, dhe objektivi është siç thuhet, Perëndimi të pastrohet me politikanët maqedonas të cilët nuk janë të këndshëm për ta.

“Është fakt se brengosja e tyre është e arsyeshme dhe fakt që faktori perëndimor në mënyrë direkte po përzihet në punët tona të brendhsme. Vetëm ndiqni se çfarë po deklarojnë ambasadorët në Shkup, ata mbajnë leksione se çfarë duhet të bëjmë. A të mbahen zgjedhje të reja apo jo, kush të formoj qeveri dhe të ngjashme, kjo është një realitet dhe për këtë është pozitive që pala ruse të tregojë se brengoset dhe është e interesuar për vendet në rajon”, deklaroi Nikovski.

Qëndrim totalisht të kundërt të Nikovskit ka profesori Mersel Bilalli. Ai thekson se Gruevski po udhëheq një politikë të dyfishtë, gjegjësisht shihet se është pro-ruse, por  i deklaruar pro-perëndimor.

“Ai kërkon shpëtim me qëllim që të rezikoj paqen në vend, të destabilizoj shtetin. Rusisë nuk i intereson për Maqedoninë, sepse nuk paraqet pikë të rëndësishme, përveç si faktor për destabilizim. Do të thotë nëse këtu gjejnë një pikë të përbashkët, atëherë do të ishte fatale për vendin dhe për të gjithë në përgjithësi”, deklaroi Bilalli.
Ish sekretari shtetëror për eurointegrime Pero Dimshoski, thotë se sjellja e VMRO-DPMNE-së në periudhën e fundit po i huton qytetarët dhe përkrahësit e politikës së tyre.

“Qytetarët e Maqedonisë nuk e dinë se cila është politika e kësaj partie. Vallë ministrat official të kësaj partie pajtohen me deklaratën e VMRO-DPMNE mbi ambasadën amerikane ose do të tërhiqen nga ajo. Tani për tani nuk është e qartë. Deri tani deklaronte një politikë, megjithatë në javët e fundit shihet qartë se kjo parti dëshiron të ndryshojë kahjen në lidhje me integrimet euroatlantike dhe thellimin e krizës politike”, thotë Dimshoski.
Nga ana tjetër, Nikovski nuk ka dilemma se Maqedonia është e orientuar kah perëndimi dhe prioriteti i tij strategjik janë integrimet euroatlantike.

“Të gjitha akuzat se ka ndonjë kthim kah Rusia janë të gjitha shpifje, sepse defakto dhe Rusia përveç pak më shumë në Republikën Serbe dhe Serbia është larg nga ky rajon dhe së paku deri tani nuk tregon ambicje të mëdha”, thotë Nikovski.

Në spekulimet e disa mediave se ambasada në Shkup nuk flet në emër të administrates në SHBA, me përgjigje u lajmërua Stejt Departmenti. Nga atje deklaruan se Stejt departmenti Amerikan e përkrah punën e ambasadorit Xhes Bejli dhe se nuk ka ndryshime në politikën amerikane mbi Maqedoninë.

Ditëve të fundit VMRO-DPMNE kërkoi  përgjigje publike nga UE dhe Ambasada e Amerikës në vend rreth deklaratave të tyre për nevojën se formimit të shpejtë të qeverisë. Mënyra e komunikimit, të cilën ekspertët e karakterizuan sit ë pazakonshëm në botën diplomatike, nuk përputhet me deklaratën e partisë më 17 dhjetor, kur qartas u tha se VMRO-DPMNE historikisht, tani dhe në të ardhmen do të jetë e orientuar kah perëndimi, dhe orientimi i tyre është anëtarësim në UE dhe NATO dhe miqësi strategjike me SHBA-të.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *