Home / Lajme / Botë / Rriten tensionet në mes Trump-it, Gjermanisë, Japonisë dhe Kinës, ja për çka i akuzon

Rriten tensionet në mes Trump-it, Gjermanisë, Japonisë dhe Kinës, ja për çka i akuzon

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe këshilltari i tij më i afërt për tregti, Peter Navarro, kanë sulmuar ashpër Gjermaninë, Japoninë dhe Kinën, duke i akuzuar se kanë ulur vlerën e monedhave të tyre për të përfituar në mënyrë jokorrekte në tregti.

“Shikoni atë që bën Kina dhe atë që ka bërë Japonia gjatë viteve. Ata kanë luajtur me tregun e parave dhe tregun e devaluimit, ndërsa ne kemi qëndruar në vend të palëvizshëm”, tha mbrëmë Trump drejtuar udhëheqësve të kompanive të ilaçeve në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se “vendi ynë udhëhiqet aq keq sa që ne nuk kemi kurrfarë njohurish për devaluimin”.

Peter Navarro, këshilltar për tregti i Trump, ka kritikuar se Gjermania “vazhdon t’i eksploatoj vendet e tjera në BE dhe po ashtu, Shtetet e Bashkuara, me një ‘deutche mark’ të nënkuptuar, që është në masë të madhe e nënvlerësuar”, gjatë një interviste për të përditshmen londineze, “Financial Times”.

Kjo kritikë e Navarros ka shkaktuar ngritje të shpejtë të euros kundër dollarit amerikan, ndërsa kancelarja Angela Merkel, tha se vlera e euros është e përcaktuar nga Banka Qendrore Evropiane dhe se ajo nuk ndikon në pavarësinë e saj, raporton rel.

Këshilltarët e saj ishin më pak diplomatikë dhe e akuzuar Trumpin për politika “protekcioniste të rrezikshme”. Japonia tha se komentet e Trumpit “janë krejtësisht të gabuara”.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *