Home / Kryesoret / “Rruga e Banjës” në Shipkovicë totalisht e bllokuar, rezikohet jeta e banorëve
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-07 09:09:58Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

“Rruga e Banjës” në Shipkovicë totalisht e bllokuar, rezikohet jeta e banorëve

Gjatë kësaj periudhe dimërore gati se në çdo anë të vendit kemi  probleme rrugore ku në disa raste egziston dhe reziku i jetës nga mos kujdesi i komunave për territoret e tyre, njofton Zhurnal.

Në agjencinë tonë arrijnë ankesa të shumta nga qytetarë të ndryshëm ndër të cilat dhe për rrugën “Rruga e Banjës” në Shipkovicë. Qytetarët ankohen për rezikun e kësaj rruge ku çdo moment mund të rrëshqasin gurrëzat  të cilat mund të jenë fatale për jetën e kalimtarëve. Fshatarët janë të ngujuar si dhe nxënësit nuk mund të vijojnë mësimin.

“Kjo rrugë është totalisht e bllokuar dhe në çdo rast kur moti përkeqësohet, ka rrëshqitje të gurrëve të cilat mund të jenë fatale për jetën e kalimtarëve. Fshatarët janë të ngujuar por gjithashtu dhe nxënësit nuk mund të vijojnë mësimin. Kërkojmë një zgjidhje permanente që këto gurrë të largohet me qëllim që vendi të bëhet i kalueshëm, por edhe një zgjidhje afatgjate. Fshati “Teqe e Shipkovicës”, ndryshe rruga quhet edhe “Rruga e Banjës”, ankohet një banor i këtij fshati për agjencinë e lajmeve Zhurnal i cili dëshiron të mbetet anonim.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *