Home / Kryesoret / Rrugët e Tetovës zi e më zi

Rrugët e Tetovës zi e më zi

Rrugë me gropa, puseta pa kapak e trotuare të prishur. Kjo është panorama që shihet çdo ditë në Tetovës. Rrugët nga stadiumi i qytetit që të shpie drejt qendrës së qytetit për muaj të tërë janë shëndruar në ferr për qytetarët e Tetovës, shkruan Gazeta Express.

Banorët dhe kalimtarët thonë se gjendja e rrugëve janë bërë të papërballueshme, ndërsa kanë pësuar edhe shumë dëmtime në veturat e tyre gjatë kalimit të përditshëm.

“Siç e shihni vetë, as nuk rregullohet. Që në vjeshtë këtu kanë përfunduar punimet për kanalizim, kurse rruga është ende e pa rregulluar kurse lidhja tjeter me qytetin bëhet përmes rrugëve alternative të cilat poashtu janë në gjendje të mjerueshme, por pak më e mirë se kjo. ”, thotë njëri nga banorët e anketuar.

“Rruga është berbat, e kanë nisur dhe e kanë lënë. Njerëzit i dëmtojnë veturat”, thotë një banor tjetër.

Edhe pse nuk pranuan të flasin , pronarët e shitoreve dhe lokaleve për rreth kësaj rrugë u ankuan se tanimë pasojat i ndjejnë edhe ata. Për shkak të rrugës së dëmtuar shumë klientë të cilët i kanë frekuentuar më herët tanimë kanë humbur me çka ata tanimë një kohë të gjatë ndjejnë pasojat në rënien drastike të shitjes.Kjo është  gjendja e qytetit të Tetovës, që gjatë fushatave parazgjedhore u premtohet se do të kenë një infrastrukturë te përkryer dhe pas përfundimit të tyre struken nëpër zyra./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *