Home / Lajme / Botë / Rusia i kërkon Donald Trump-it që të jetë më i qartë

Rusia i kërkon Donald Trump-it që të jetë më i qartë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë sot se presidenti amerikan, Donald Trump, duhet të jetë më i qartë rreth propozimit për të vendosur zona të sigurta në Siri.

Por, ai tha se tentimet për ta zbatuar një politikë të ngjashme në Libi kanë qenë tragjike, transmeton Express.

Duke folur në një konferencë për media në Abu Dhabi me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Lavrov tha se shpreson se Rusia do të mund ta diskutojë këtë çështje me Departamentin e Shtetit sapo kjo e fundit ta ketë përpiluar një plan më të detajuar për zonat e sigurta.

Lavrov ka thënë se për aq sa di ai, nuk mendon se Trump është duke propozuar vendosjen e zonave të sigurta në të njëjtën mënyrë siç ishte bërë në Libi në vitin 2011./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *