Home / Lajme / Botë / Rusia i mohon pohimet e mediave amerikane se spiunët e saj ishin në kontakt me Trump

Rusia i mohon pohimet e mediave amerikane se spiunët e saj ishin në kontakt me Trump

Kremlini ka thënë sot se shkrimet në mediat amerikane, të cilat kanë pohuar se anëtarë të fushatës zgjedhore të Donald Trumpit kishin kontakte me zyrtarë të inteligjencës ruse, nuk janë aspak të bazuara në fakte.

New York Times, duke i cituar katër ish-zyrtarë dhe zyrtarë të tanishëm amerikanë, raportoi se incizimet telefonike dhe thirrjet e përgjuara telefonike tregojnë se anëtarët e fushatës zgjedhore të Donald Trumpit dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të tij kanë pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarët të lartë rusë para zgjedhjeve në SHBA, transmeton Express.

Por, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se burimet e gazetës amerikane janë anonime dhe nuk  duhet besuar në to.

“Të mos iu besojnë informatave anonime”, ka thënë ai në një konferencë në Moskë.

Ai ka shtuar se shkrimi i New York Times nuk bazohet në fakte.

“Është një lajm gazete që nuk bazohet në asnjë fakt,” ka shtuar ai./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Donald Trump po destabilizon dynjanë

Donald Trump është shumë krenar për paparashikueshmërinë e tij. Presidentit amerikan i pëlqen të mburret …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *