Home / Lajme / Botë / SHBA kërkon të investohet më shumë në mbrojtjen raketore
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-07 08:54:17Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com7-0¬r9

SHBA kërkon të investohet më shumë në mbrojtjen raketore

Shtetet e Bashkuara duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen raketore, marrë parasysh provat e përsëritura nga Irani dhe Koreja e Veriut, tha kreu i Komitetit për Shërbime të Armatosura, pranë Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, njofton REL.

Mac Thornberry i bëri këto komente pak ditë pasi administrata Trump ka vendosur sanksione të reja kundër Iranit, për shkak të testimit të një rakete balistike.

“Nëse shohim se çfarë po ndodh në botë – do të përmendja Iranin dhe Korenë e Veriut – rëndësia e mbrojtjes raketore po rritet”, tha Thornberry për gazetarët në Uashington.

“Aktorë në gjithë botën po ndërtojnë raketa që është vështirë të ndalen”, shtoi ai.

Uashingtoni dhe Seuli planifikojnë që këtë vit të ngrenë një sistem të avancuar të mbrojtjes raketore në Korenë e Jugut, për t’iu kundërvënë kërcënimeve në rritje nga Phenjani.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *