Home / Lajme / Maqedoni / SHGM e përkrah grevën e gazetarëve të MPM-së

SHGM e përkrah grevën e gazetarëve të MPM-së

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e përkrah grevën e gazetarëve të tre gazetave të botuesit “Media Print Maqedoni” dhe fton menaxhmentin e kompanisë që menjëherë t’i plotësojë kërkesat e këshillit grevist për pagesën e pagave dhe honorarëve, njofton Gazeta Express

“Përkujtojmë pronarët e MPM se shkelja e të drejtave sociale të gazetarëve nuk është vetëm shkelje e të drejtave të tyre të punës, por edhe goditje e fortë ndaj lirisë së mediave. Ftojmë të gjithë gazetarët dhe median të përkrahë grevën e gazetarëve të Dnevnik, Utrinski Vesnik dhe Vest, për të ndërprerë praktikën që mediat të shërbejnë si mjete për realizimin e interesave të pronarëve të mediave dhe pushtetit. Interesat e tyre politike dhe ekonomike nuk guxojnë të përplasen mbi kurrizin e gazetarëve. SHGM përkrah fuqishëm përpjekjet e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik për gjetjen e zgjidhjes për pagimin e pagave dhe honorarëve të vonuara të gazetarëve dhe korrespodentëve”, thuhet në kumtesën e SHGM-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *