Home / Shëndeti / Shkenca zbulon diçka mahnitëse për biondinat

Shkenca zbulon diçka mahnitëse për biondinat

Stereotipet e ndryshme kanë bërë që biondinat të konsiderohen “budallaqe” përgjatë viteve të fundit, por studimet e fundit i kanë thyer të gjitha mitet rreth tyre.

Studimi amerikan ka zbuluar se, përveç që biondinat nuk janë fare budallaqe, ngjyra e tyre e flokëve është e ndërlidhur edhe me nivele të larta të inteligjencës, ndryshe nga personat të cilët kanë flok me ngjyrë të kuqe, të zezë apo ngjyrë kafe, transmeton Telegrafi.

Sipas autorit të këtij studimi, Jay Zagorsky, i cili është edhe shkencëtar hulumtues në Universitetin Shtetëror të Ohajos, grupi i tij ka studiuar rreth 11,000 amerikanë dhe i ka testuar nivelet e tyre të inteligjencës. Ata më pas e kishin zbuluar se femrat bionde kanë shënuar pikë më të larta në teste të inteligjencës sesa femrat me ngjyrë tjetër të flokëve.

Rezultatet e nivelit të inteligjencës kanë qenë si në vijim:

– Femrat bionde kanë pasur një mesatare të nivelit të inteligjencës prej 103.2

– Femrat me flokë ngjyrë kafe kanë pasur një mesatare të nivelit të inteligjencës prej 102.7

– Femrat me ngjyrë të kuqe të flokëve kanë pasur një mesatare prej 101.2

– Femrat me ngjyrë të zezë të flokëve kanë shënuar rezultatet më të dobëta, me një mesatare prej 100.5

Sidoqoftë, Zagorsky thotë se studimi nuk pohon që femrat me ngjyrë të zezë të flokëve duhet të marrin epitetin e mëparshëm të biondeve, por studimi vetëm tregon që biondinat nuk janë budallaqe dhe janë më të mençura se të tjerët.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *