Home / Lajme / Botë / Shkencëtari: Hëna do të përplaset me Tokën!

Shkencëtari: Hëna do të përplaset me Tokën!

Hëna ka hyrë në një spirale që fundin e ka tek përplasja me Tokën, sipas një shkencëtari planesh. Mirëpo nuk ka vend për panik, pasi kjo parashikohet të ndodhë plot 65 miliardë vite më vonë.

Aktualisht Hëna largohet nga Toka me 3.8 cm çdo vit, por shkencëtari Jason Barnes i Universitetit të Idaho-s i tha “Forbes”-it se sateliti i Tokës po  largohet gjithnjë e më pak, më pas do fillojë të afrohet dhe në fund do të ndodhë katastrofa.

“Përfundimisht Hëna do të futet në një spirale afrimi, duke shpërndarë energjinë e saj kinetike dhe duke përfunduar në një përplasje spektakolare me Tokën,” tha Barnes.

Hëna besohet që është formuar 4.5 miliardë vite më parë nga mbetjet e përhapura nga përplasja e një objekti në madhësinë e plantit me Tokën që po lindte – dhe që atëherë e shoqëron Tokën në udhëtimin e saj.

Mirëpo njerëzit besohet se nuk do arrijnë ta përjetojnë këtë përplasje, për fatin e tyre të mirë apo të keq, pasi para se të përmbushet afati kohor prej 6 miliardë vitesh, Dielli do të hyjë në fazën e tij të gjigantizmit.

Kjo nënkupton që Diellit do t’i mbarojë lënda djegëse dhe shtresa e tij e jashtme do të zgjerohet në drejtim të Tokës, duke djegur dhe fshirë gjithçka nga faqja e dheut. /tvklan.al

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *