Home / Sport / Shkëndija humbë derbin (VIDEO)

Shkëndija humbë derbin (VIDEO)

Skuadra ‘kuqezi’ është mundur me rezultat 3:1 në takimin e xhiros së 20-të me Vardarin në Shkup. Një gabim në mbrojtje i dha kundërshtarit epërsi, Ibraimi arriti të barazojë, mirëpo shpejt Vardari rikthen avantazhin me një penalti. Në të dytën realizoi Felipe, ndërsa Shkëndija nuk mund të rikthehet në rezultat deri sa kishte një penalti të mohuar në minutën e 83-të. Ndeshja gjatë gjithë kohës u përcoll me të shara dhe ofendime në baza nacionale nga ana e tifozëve të vendas.

 

Përballja që duhej të sjellë ngushtim të diferencës me vendin e parë, ka sjellë humbje 3:1 në transfetën me Vardarin. Mundësia e parë erdhi në minutën e 16-të kur Barsegjan gjendet në situatë të volitshme, ndërsa goditja e tij ndalet në traversë. Në anën tjetër tenton Ibraimi nga distanca, mirëpo Gaçevski kontrollon topin pa problem. Në minutën e 28-të gabim i panevojshëm i portierit Jovanovski i cili i dhuron topin i kundërshtarit, ndërsa Bersegjan plason në rrjetën e zbrazët për epërsi 1:0 të Vardarit. Shkëndija u hodh në kërkim të golit dhe kishte disa kansoje të pasuksesshme de ri në minutën e 40-të kur Hasani me Medjedoviç zhvillojnë aksion perfekt, Buba asiston për Ibraimin, me këtë të fundit që përcjell topin në rrjetë për barazim 1:1. Në minutën e 43-të arbitri Stavrev karakterizon penalti ndërhyrjen e Cuculit ndaj Bllazhevskit, ndërsa Felipe realizon saktë nga pika e bardhë për epërsi 2:1 të vendasve. Në minutat shtesë të pjesës së parë Ibraimi provon nga distanca, mirëpo vetëm pak skaj portës. Pjesa e dytë solli një Shkëndijë kërkuese që mëgjithatë nuk arrinte të gjejë portën vendase, ndërsa Felipe në minutën e 74-t nga gjuatja e lirë shënon për 3:1. Në minutën e 79-të goditja e lirë e Ibraimit ndalet në pjesën e jashtme të rrjetës, ndërsa në minutën e 83-të Radeski ndalet me faul në zonë, mirëpo arbitri tregon loja të vazhdojë. Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat dhe Shkëndija doli a asnjë pikë nga jo përballje.

HIGHLIGHTS | Vardar vs Shkëndija

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *