Home / Kryesoret / Shkupi kërkon sqarime në Uashington rreth deklaratave për ndarjen e Maqedonisë

Shkupi kërkon sqarime në Uashington rreth deklaratave për ndarjen e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë përmes Ambasadës në Uashington, me rrugë diplomatike kërkoi qëndrim nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së për deklaratën e kongresmenit amerikan Dana Rohrabacher, të publikuara në një intervistë për “Vizion Plus” të Tiranës.

“Kongresmeni është anëtar i Komitetit për punë të jashtme dhe kryetar i Nënkomitetit për punë evropiane. Qëndrimet e tij të shfaqura shkaktojnë shqetësim të madh në Maqedoni dhe rajon. Të njëjtat nxisin retorikë nacionaliste në fqinjësi, me çka na kthejnë në të kaluarën”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Prej aty shfaqin bindje se Departamenti i Shtetit në mënyrë adekuate do të largojë çdo dilemë rreth qëndrimeve të shfaqura, si dhe se do ta afirmojë politikën e saj ndaj Maqedonisë dhe Ballkanit.

Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher në një intervistë për “Vizion Plus” mes tjerash tha se “krijimi i Maqedonisë është projekt i dështuar dhe tani janë krijuar të gjitha rrethanat të ndahet mes shteteve fqinje, përfshirë edhe Kosovën dhe Bullgarinë”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *