Home / Lajme / Botë / Shokohen mjekët, gjejnë insektin gjallë në kafkën e gruas

Shokohen mjekët, gjejnë insektin gjallë në kafkën e gruas

Një grua ndjeu dhimbje të forta koke dhe ‘djegie”, ndërsa mjekët mbetën të habitur kur në kafkën e saj gjetën një insekt.

Gruaja e quajtur Selvi, 42 vjeçe, deklaroi se u zgjua në mes të natës nga dhimbjet ndërsa kishte ndjesinë e zvarritjes në vrimën e hundës së djathtë të saj dhe “djegie” në kokë.

Skaneri zbuloi se insekti ishte vendosur në bazën e kafkës midis syve të saj. Mjekët u detyruan të bënin një ndërhyrje të ndërlikuar përreth 45 minuta.

Nëse gruaja do të injoronte insektin, specia e vogël do të kishte ngordhur duke shkaktuar infeksion në trurin e saj. Rasti ka ndodhur në Indi, i njohur për lajmet e çuditshme, ndërsa gruaja nuk pranoi të identifikohej.

“U zgjova menjëherë pasi ndjeva se diçka që zvarritej në flegrat e hundës. Nuk munda të bëja për ta ndalur, por isha e sigurt se ishte një insekt. Sa herë që ajo lëvizte, me jepte djegie në sy”, tha gruaja.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *