Home / Lajme / Rajon / Shpërthim eksplozivi në Tiranë

Shpërthim eksplozivi në Tiranë

Një shpërthim eksplozivi ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Policia e Tiranës njoftoi se rreth orës 05:32, në afërsi të Kopshtit Botanik, tek një palestër, ka ndodhur një shpërthim.

Nga hetimet paraprake dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e vendosjes së një sasie të vogël lëndë eksplozive në murin e jashtëm të palestrës.

Si pasojë e këtij shpërthimi ka pasur vetëm dëme të vogla materiale, ku janë thyer xhamat.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin si dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *