Home / Lajme / Botë / Shtetet anëtare të OSBE-së kërkojnë që organizata të komunikojë me Kosovën

Shtetet anëtare të OSBE-së kërkojnë që organizata të komunikojë me Kosovën

Përfaqësuesja e përhershme e Francës në OSBE, ambasadorja Véronique Roger-Lacan, në fjalimin e saj në një takim të OSBE-së, ka kërkuar që kjo organizatë ta shtojë komunikimin me autoritetet e Kosovës.

OSBE-ja është një organizatë e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës, por si duket një gjë e tillë mund të ndryshojë gjatë kryesimit austriak, duke ndikuar që së paku të rritet komunikimi.

Ambasadorja franceze këtë deklaratë e ka bërë në emër edhe të shteteve tjera, Belgjikës. Bullgarisë, Kanadasë, Kroacisë, Danimarkës, Estonisë, Italisë, Letonisë, Lituanisë, Holandës, Republikës Çeke, Sllovenisë, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Ne e mirëpresim faktin që Misioni është duke i përshtatur në vazhdimësi aktivitetet në përputhje me nevojat e Kosovës. Në këtë kontekst ne ritheksojmë shpresën tonë se do të jetë e mundur që në të ardhmen të ketë kontakte ndërmjet shteteve anëtare dhe përfaqësuesve teknikë të administratës së Kosovës që bashkëpunon me Misionin e OSBE-së në Kosovë. Ne duam që të diskutojmë sa më parë të gjitha opsionet me ambasadorin Jan Braathu dhe të gjitha shtetet anëtare para raportimit të ardhshëm në Këshillin e Përhershëm”.

OSBE është njëra nga organizatat ku Serbia dhe shtetet tjera kundërshtojnë fort anëtarësimin e Kosovës.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *