Home / Shëndeti / Si t’i eliminoni qimet në fytyrë pa dhimbje

Si t’i eliminoni qimet në fytyrë pa dhimbje

Qimet në fytyrë janë problem i shumë femrave dhe ato të cilat ballafaqohen me këtë problem, gjithmonë janë në kërkim të metodave për t’i eliminuar ato

Në fakt, një gjë e tillë kurrë nuk ka qenë e lehtë ndërsa tani është falë një maske me vezë.

Ju mund ta përdorni këtë maskë dy herë në javë për t’i larguar qimet e padëshiruara në pjesët e ndryshme të fytyrës.

Për të përgatitur këtë maskë juve ju duhen:

Të bardhët e vezës nga 1 vezë

Sheqer

Miell i bardhë

Merrni të bardhët e vezës dhe përziejeni mirë duke shtuar 1 lugë të madhe sheqer dhe më pas një lugë të madhe miell.

Përziejini të gjithë përbërësit mirë dhe pasta juaj është gati.

Aplikojeni më pas në fytyrë me anë të një brushe dhe lëreni të qëndrojë për rreth 20 minuta.

Më pas, largojeni maskën me anë të gishtave. Shumë shpejt do të vëreni rezultatet e mahnitshme të kësaj maske me vezë.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *