Home / Lajme / Rajon / Si u bllokua gomonia me 15 milionë euro drogë

Si u bllokua gomonia me 15 milionë euro drogë

Mediat italiane duke cituar Guardia di Finanza-n, kanë dhënë detaje sa i përket gomones me drogë të bllokuar një ditë më parë, ndërsa në pranga përfunduan dy trafikantët shqiptarë: 51 dhe 25 vjeç.

Në gomone u gjetën mbi një ton e gjysmë e drogës (1600 kg). Mjeti lundrues kishte me dy motorë me nga 225 kuaj fuqi.

Droga ishte e ndarë në 79 pako të madhësive të ndryshme. Në momentin që trafikantët pikasën anijet e Guardia di Finanza-n ata e hodhën drogën në det.

Nëse do të hidhej në treg, kjo sasi droge kapte vlerën e 15 milionë eurove. Që nga fillimi i këtij viti, Guardia di Finanza ka bllokuar rreth nëntë ton marijuanë./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *