Home / Lajme / Botë / Sizmologët presin tërmet të fuqishëm në rajonin e Detit Marmara

Sizmologët presin tërmet të fuqishëm në rajonin e Detit Marmara

Sizmologu Haluk Ozener, profesor i Institutit të Bosforit për tërmete pranë observatoriumit “Kandili”, pohon se tërmeti i ardhshëm i fuqishëm në Turqi pritet të ndodhë në rajonin e Detit Marmara.

“Tërmeti i ardhshëm i fuqishëm, sipas vlerësimit tim, me fuqi mbi shtatë ballë, presim ta përfshijë Marmaran, për fat të keq. Por, çka mund të bëjmë? Tërmetet janë dukuri natyrore. Nuk kemi mënyra t’i ndalim”, thotë profesori.

Sipas tij, blloku i Anadolisë dhe i Egjeut po rrëshqasin në perëndim në anën e kundër të shigjetës së orës.

“Ka shumë ngarkesë të energjisë. Mundësitë për një tërmet të fuqishëm, katastrofik në Turqi, vlerësohen në 80-90 për qind”, theksoi Ozener.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *