Home / Lajme / Rajon / Skafistët shqiptarë “hedhin” në det 2 milionë euro, Italia e alarmuar!

Skafistët shqiptarë “hedhin” në det 2 milionë euro, Italia e alarmuar!

Një sasi prej 500 kilogramë marijuanë u sekuestrua nga policia italiane, ndërsa mediat e shtetit fqinj shkruajnë se mundësitë janë që droga të ketë ardhur nga Shqipëria.

Droga u zbulua në një gomone me dy motorë të fuqishëm, në brigjet e zonës së quajtur “Cala Corvino”, në afërsi të komunës së Monopolit në Bari.

Nëse do të mund të hidhej në treg me pakicë, ngarkesa me sasinë e konsiderueshme t ëlëndës narkotike do të kapte vlerën e dy milionë eurove, transmeton Express. 

Sipas mediave italiane, dy trafikantët janë pikasur nga Rojet Bregdetare të cilat ndodheshin në patrullë, por me të ndjerë praninë e tyre ata janë arratisur me dy furgonë që do të bënin më tej transportin e marijuanës.

Në furgonë ndodheshin edhe dy shoferë që prisnin skafistët në terren.

Ata kanë braktisur drogën dhe policia ka nisur hetimet për të rënë në gjurmët e trafikantëve. Në nxitim për të arritur bregun gomonia është dëmtuar edhe në disa shkëmbinj. /Gazeta Express/ 

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *