Home / Showbiz / SKANDAL: Gruaja e David Cameron akuzohet se eksploaton fuqinë punëtore në Maqedoni

SKANDAL: Gruaja e David Cameron akuzohet se eksploaton fuqinë punëtore në Maqedoni

Samanta Cameron, dizajnerja britanike dhe bashkëshorte e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, David Cameron, momentalisht gjendet në shënjestër të mediave britanike të cilat e akuzojnë se poi shfrytëzon fuqinë e lirë punëtore në Maqedoni për të krijuar linjën e saj më të re të modës, “Ceffin”, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Daily Mail”, çmimi mesatar për një bluzë të këtij brendi, është rreth 110 funta. Edhe pse mediumet nuk kanë informacione se sa paguhen punëtorët në Maqedoni, megjithatë thuhet se shumë brende mode kanë shfrytëzuar fuqinë e lirë punëtore në Maqedoni. Sipas mediumeve britanike, punëtorët paguheshin më pak se 50 denarë për orë, ndërkaq punonin në kushte jo të mira. Ndërkaq, përveç Maqedonisë, ky brend shfrytëzon po ashtu edhe fuqinë punëtore në Lituani.

Nikola Raund nga Sindikata britanike e Tekstilit thotë se vendet e Evropës Lindore shfrytëzohen si fuqi punëtore sepse është tejet e lirë.

“Punëtorët e industrisë të tekstilit në Maqedoni punojnë shumë orë për paga shumë të ulëta. Këto brende të njohura, në Britaninë e Madhe duhen të kenë mirëkuptim me punëtorët, ashtu që të sigurohen mirë se paguhen siç duhet”, thotë Raund.

Ndërkaq, përfaqësuesi i “Cefinn” thotë se puna realizohet sipas të gjitha rregullave ndërkombëtare.

“Cefinn” punon vetëm me fabrika të cilat mbikëqyren rregullisht. Për shembull një ndër masat që marrim është kontrollimi. Gjithmonë i kushtojmë rëndësi se a respektohen të drejtat e punëtorëve“ Mediumet Britanike nuk bëjnë të ditur se për cilat fabrika në Maqedoni bëhet fjalë./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Gjyste Vulaj në probleme, ja çfarë i ndodhë çdo natë me… (Foto)

Ajo është ndër këngëtaret të cilës i mbahen mend mbrëmjet dhe atmosfera që arrin ta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *