Home / Kryesoret / Studenti më i mirë shqiptar në Maqedoni: dua të jemi një qiri për popullin tim!
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-09 09:38:37Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comKm

Studenti më i mirë shqiptar në Maqedoni: dua të jemi një qiri për popullin tim!

Me të lexuar biografinë e tij pa përmendur emrin e tij, krijon përshtypjen se bëhet fjalë për ndonjë nga personalitetet më me ndikim në trojet shqiptare e më gjërë. Ndonëse vetëm 22 vjeç, por krijimtaria, aktiviteti dhe suksesi tij është aq i begatshëm sa që dhe nuk i mungon as ekraneve televizive për të dhënë qëndrimin e tij si analist rreth situatës politike në vend. Bëhet fjalë për Ariton Ramën, studentin më të dalluar ndër shqiptarët në Maqedoni…

Intervistoi: Mensur Krasniqi

Jeni 22- vjeçar dhe keni një biografi mjaft të begatshme. Si është e mundur që gjatë gjithë procesit edukativo-arsimor të mos bëni as edhe një rrëshqitje të vetme. Pra, duke filluar nga vigjilet e para të shkollimit e deri në prag të diplomimit të mbani kontinuitet dhe të jeni nxënësi, gjegjësisht studenti më i dalluar ndër shqiptarët në Maqedoni?

Duke qenë sa më subjektiv konstatoj që parandalimi i rrëshqitjeve eventuale ka qenë frika të mos rrëshqas, e mandej frika për të mos rrëshqas ka sjell predispozita tjera si definimin e rrugës  të cilës unë duhet ndjekur në jetë me shumë përgjegjësi përkushtim dhe angazhim.

Për të qenë i sinqertë deri në fund, nuk dua ta anashkaloj faktin se gjatë këtij rrugëtim jetësor 22-vjeҫar, ka ndodhur që të më rrëshqet një këmbë por dyjat ende jo, sepse deri më sot jam i lidhur me një “rryp sigurie” tepër të përsosur që nuk më lejon të rrëshqas por të qëndroj me këmbë në tokë; dhe pra ky “rryp” është Zoti dhe familja, që padyshim janë indikatorët kryesorë që une sa më shumë dhe sa më mirë të qëndroj stoik në rrugëtimin jetësor e sidomos atij arsimor, me parime dhe ideale racionale, logjike, dhe  të mirëfillta që unë të jem sa më perfeksional çdo ditë në atë që veproj dhe në atë që jam. Me atributet e mija pretendoj që ҫdo ditë t’i perfeksionoj ato që i posedoj, kuptohet dhe ato aftësi që nuk i posedoj çdo ditë tentoj t’i përvetësoj.

Në jetën time kam insistuar që asnjëherë, asgjë të mos  veproj  në bazë të konspiracioneve dhe parashikimeve, por gjithmonë kam preferuar rrugën realiste në atë ҫfarë jam dhe ҫfarë dua të  jem, gjithmonë me tendencë të jem ҫdo vit më mirë dhe më i mirë se viti i kaluar, më modest e më pak jomodest, më punëtorë e më pak përtac, më i pjekur e me më pak gabime, më sfidues e më pak humbës, më atraktiv e më pak monoton, më energjik e më pak i lodhur, më human e më pak egoist, më patriot e aspak tradhëtar, më fetar e aspak jofetar, më besnik e më bujar, më falenderues e më pak narcizoit, më  i ditur e më pak i paditur, më i sjellshëm e më pak temperament, më i sinqertë e më i logjikshëm në veprime, pra për çdo vit pretendoj të jem më shumë njeri e jo kafshë politiko-ekonomike. Ndoshta kjo më ka ndihmuar të mos  kem rrëshqitje të theksuar….

Përskaj suksesit tënd në shkollim dhe studime, biografia juaj flet që keni edhe shpirtin e një artisti. Regjisor dhe skenarist i komedisë “Shoë pa skenar”, regjisor i programit artistik rinor për 100 vjetorin e Republikës së Shqipërisë, regjisor dhe skenarist i dramës “BETIMI”, regjisor dhe skenarist i filmit dokumetar “Çka la baci dhe çka pa baci”.  Atëherë pse zgjodhe të vijosh studimet në shkencat politike dhe jo artin?

Arti dhe Politika kanë sensin amplifikator, pra e plotësojnë njëra-tjetrën; ose më saktë e relativizojnë njëra-tjetrën sepse vetë politika është art i qeverisjes ndërsa arti frymëzohet nga realiteti politik dhe social. Politika është arti kur dikush tjetër bën diçka që ju doni të bëhet, sepse ai dëshiron ta bëjë”..

Politikën e drejtojnë interesat dhe jo emocionet, ndërsa artin e drejtojnë emocionet dhe jo interesat,  por të gjithë njerëzit janë pak aktorë dhe pak politikanë.

Në rastin tim, artin e konsideroj si formë e të shprehurit politik e sidomos kritik, me elemente artisitikë, ndërsa me anë të medias dhe gazetarisë ofroj qasjen e të shprehurit politikë me elemente empirike dhe shkencore.

Pra, ajo që është e qartë që bazamenti është politika dhe prandaj në studime jam fokusuar në shkencën ku gërshetohet filozofia dhe arti e që e prodhojnë pra politikën. Ndërsa për të qenë prezent tek të gjitha, ofroj gjithmonë gjithҫka që mundem për të qenë sa më pragmatik me të gjithë me suazat interaktive –inovative dhe atraktive, që në fakt arti dhe skena ta mundëson me akcesin politik gjithmonë.

Volteri thoshte: “Të mbash një stilolaps do të thotë të jesh në luftë”, e lufta më e madhe bëhet për liri. Dhe personalisht, lirinë politike e gjej në arti dhe në të shprehurit lirshëm. Një paqe e padrejtë është ironi, shtypja më e madhe e një vendi me parime demokratike është shtypja e lirisë së fjalës e kjo shtypje paraqet viloencat demokratike. Populli duhet të thotë lirisht atë që e mundon atë që e ka në zemër me zë apo me letër. Nga kritika kur nuk ka pas dëme bota, por përkundrazi vetëm forcë. Unë shpesh thoja se e gjithë poezia është politikë. Kjo ngaqë poezitë e vërteta përballen me një përgjegjësi njerëzore ndaj realitetit dhe politika është pjesë e realitetit, histori në bërje.

Dhe meqë keni përzgjedh shkencat politike, sigurisht që kjo nënkupton se të tërheq politika. Ndjek me vëmendje situatën politike në Maqedoni?

Duam apo nuk duam, të gjithë jemi pjesë e politikës apo mirremi me politikë sepse sot është gjithҫka politike. Politika është si zjarr sa më shumë që të afrohesh digjesh ndërsa sa më shumë që të largohesh sjell acar..

Personalisht konstatoj që kriza politike në vendin tonë është më e thellë dhe më serioze sesa duket, sepse kriza politike prodhon deformimin e stabilitetit ekonomik; destabilizimi ekonomik stimulon nivelin e ulët social që shoqërohet me varfëri; dhe varfëria finalizon emigrimin, demoralizimin, krim, korrupsionin dhe degradimin shoqëror.

Tezat bizare gjithmonë tërheqin më shumë vëmendje se sa ato që janë normale, prandaj objektivi i studimeve të mija në shkenca politike është kthimi i proceve politike në normalitet dhe në pëgjegjësi, sepse popujt që prodhojnë vlera janë të konsliduar si shtet dhe si komb.

Në politikë duhet ta dijmë shkakun dhe jo pasojën, sepse shkaku prodhon pasojën. Me plotë bindje konstatoj që politika tek ne është zëvendësuar me forcë. Të jesh i fortë nuk është kusht të jesh i drejtë, sot forca është ajo që të jep drejtësinë, pushtetin dhe autoritetin publik dhe politik;  dhe jo drejtësia që ta jep forcën.

Partitë politike në përgjithësi kanë probleme serioze dhe esenciale, qoftë në organizimin brendapartiak e qoftë në veprimin strategjik politik afatshkurtër dhe afatgjatë, e mos të flasim në funksionalizimin e një elite inkorporuese politike që në fakt nuk kanë fare.

Por nuk duhet anashkaluar faktin se populli ka probleme serioze me vetëdijen etnopsikologjike dhe politike e cila duhet të shndërohet në amplifikator esencial mentalitetin  e premisave politike që po ndodhin në vend .

Në vazhdën e aktiviteteve tua vërej qartë se gjithmonë keni bartur mbi supe përgjegjësine e udhëheqjes.  Ish-kryetar, nënkryetar dhe këshilltar i Unionit tënxënësve shqiptarë, ish-deputet i Parlamentit të fëmijëve, ish-anëtar i Parlamentit Studentor në USHT, themelues i Lidhjes së nxënësve shqiptarë, themelues i OJQ Unique Code dhe Insignate etj, etj. E shihni veten edhe si një lider politik i së ardhmes?

Shqiptarët me zhvillimet e fundit historikisht u ҫliruan nga autoritarizmi ideologjik dhe nacionalist por nuk u ҫlirua nga autoritarizmi personal, patriakal, hierarkik, antropocentralist partiake e politik. Në mjediset shqiptare flitet shpesh se si politikanët blejnë vota. Pse? Sepse ata nuk kanë asnjë nga cilësitë që një lider duhet të ketë. Eshtë e vështirë të drejtosh kalorësinë nëse ju duket vetja qesharak mbi një kalë. Një politikan mendon për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm.

Shpesh jam ballafaquar me këtë pyetje dhe çdo herë kam qenë në një pat pozition ,edhe pse njeriu nuk di çfarë është i aftë të bëjë deri në momentin kur e pyesin. Dale Carnegie thotë: “Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut”.

Për ta pa veten si lider politik është e lidhur ngushtë me pjesëmarrjen time në politikë, e pjesëmarrja ime në politikë  definohet kur më ofrohet mundësia dhe hapësira bashkë . Politikën nuk e konsideroj profesion, as pasion, por mision dhe për këtë mision jam i gatshëm të luaj rolin e qiriut i cili ndizet që të tjerëve t’ju bëjë dritë aty ku fiket drita e popullit tim.

Ambicjet e mija janë që të arrij epitetin e liderit politik “për popullin prej popullit dhe nga populli”, ku pa qenë prijës i tyre respektohem si prijës i tyre dhe nëse bëhem prijës i tyre nuk e ndjehem se jam i tillë. Pretendimet e mija janë gjithmonë të jem një lider që, në një tryezë të rrumbullakët ta gjej një qosh.

Cilat janë problemet më të theksuara që po ballafaqohet rinia shqiptare në Maqedoni?

Mendoj se problemi më i theksuar i rinisë shqiptare në vendin tonë është vetë rinia me pesimizmin e tyre që frymëzon dorëzimin. Arsyeja përse shumica e rinisë dështojnë në vend të suksesit, është se ata këmbejnë atë që e duan më së shumti me atë që e duan për momentin. Sepse e gjithë ajo që ndodh rreth nesh ndikon mbi ne, pasi ne jemi të rinj, ne duhet të jemi çdoherë në rrjedha dhe kësisoj të ndërtojmë edhe ne kapacitetet dhe përmes atyre kapaciteteve të kritikojmë gjërat në shtet, por jo vetëm në kontekst negativ, sepse fjala “kritikë” do të thotë të formosh një vlerësim qoftë pozitiv apo negativ rreth një çështje të caktuar.

Pra, duhet senzibilizuar nga ana e rinisë formimi i kapaciteteve kritike dhe opinionit kritik të rinisë me qëllim të vlerësimit të gjërave të ndryshme për shtetin, dhe  për shoqërinë. Sipas meje, që të ndërtojmë këto kapacitete duhet të ndërtojmë bindje të caktuara dhe si parakusht për këtë është informimi, edukimi, puna dhe ambiciet të cilat duhen të jenë të justifikuara. Personalisht, përkrah çdo tendencë e cila do të na shpjerë në këtë qëllim e ndoshta edhe disa hapa para, gjithmonë duke menduar në pjesëmarrjen e të rinjve në jetën politike. Andaj, sigurisht se shtrohen një mori argumentesh për të justifikuar këtë që e them, pra se pse duhet të merr pjesë në mënyrë aktive edhe rinia në politikë.

Dihet se gjatë evoluimit të historisë botërore, në përgjithësi të rinjët janë shfaqur si një motor i shoqërisë i cili ka vënë në lëvizje  funksionim e shoqërisë. Në përgjithësi të rinjtë janë shfaqur si protagonistë kryesorë  me ide progresive dhe me vizione të qarta. Rinia është pjesa më vitale dhe më revolucionare e secilës shoqëri në çdo shtet dhe vend. Të rinjtë i kanë thënë çdoherë “po” gjërave progresive dhe “jo” vasalitetit, tiranisë dhe okupimit. Shumica e luftrave çlirimtare dhe revolucioneve janë kryer nga të rinjtë dhe të cilat si epilog kanë pasur çlirimin, ndryshimin e sistemit, ndryshimin ideologjik, fillimi i një fryme të re.

A sa i përket Maqedonisë, tranzicioni është i vështirë megjithë përpjekjet për rivendosje të koncepteve të vjetra me koncepte të reja duke tentuar në marrjen parasysh edhe të kërkesave të rinisë. Por ka edhe shumë vështirësi tjera që duhen tejkaluar. Rinia në Maqedoni i ka ndjerë, i ndjen dhe do t`i ndjejë edhe më tej këto konsekuenca, sepse ne jemi trashëguesit e defekteve, të lojrave dhe interesave të ngushta afatshkurta të të vjetërve të asaj kohe. Kësisoj, pjesëmarrja e të rinjve në jetën politike nuk është edhe aq e theksuar sepse këtë nuk e mundëson edhe niveli politik ekonomik, edukativ, kulturor.

Përfaqësimi i të rinjve në parlament mbetet një sfidë për demokracinë përkundër trendeve inkurajuese. Përfaqësimi politik i të rinjve ndërmjet moshave 15-25 mbetet shumë prapa tek vendi im. Kjo e bën rininë një grup shoqëror të përjashtuar politikisht, e cila meriton më shumë se sa një prani simbolike  në parlament për arsye të drejtësisë dhe legjitimitetit demokratik, mandej e gjithë kjo sjellë mosrealizimin e interesave dhe problematikave tona si presektiva e punësimit, zhvillimi arsimor, ngritja e presketivës jetësore në vendin tonë

Cili është raporti i rinisë shqiptare në Maqedoni me fenë?

Feja është një udhëtim i gjatë dhe kompleks mbi bazat teorike ndaj asaj praktikës, këto ҫështje janë aq komplekse saqë ҫdo përgjigje ballafaqohet me kundërpyetje që sërish e relativizon të vërtetën.

Këtu qëndron mangësia se rinia shqiptare (jo të gjithë) në Maqedoni e misogjenizon  fenë dhe nuk e lexon, nuk kanë interval racional të meditimit dhe të praktikimit të fesë por të dëgjimit, bindjes dhe praktikimit që mandej manifestohet me keqkuptim, keqinterpretim që të orienton  në një qorrsokak apo në fraksione të ndryshme.

Islami duhet të mëshirohet si sistem jetësor, Islami i vërtetë na mësoi se nevojiten të gjithë përbërësit ose karakteristikat religjioze, politike, ekonomike, psikologjike e racore për të bërë familjen njerëzore dhe shoqërinë njerëzore të plotë.

Kam përshtypjen që tek rinia shqiptare tashmë është prezente antagonizmi fetar gjeorelizionar dhe multikulturor. Këtë valë të re antagonizmave fetare që e ka kapluar rininë shqiptare disa e quajnë fundamentalizëm (duke harruar faktin se të gjitha fetë ngerthejnë ne vete tendencën fundamentaliste), e disa e quajnë dogma fetare, madje disa edhe neoislamizëm apo islam modern. Prandaj apeloj duke u bazuar në konceptimin sociologjik dhe teologjik, se tendecat islame të përkufizohen në formën e integralizimit duke i bashkuar të gjithë muslimanët përmes kodeve që e identifikojnë pluralizmin e përkatësisë fetare islame që na mungon edhe tek ne.

Si në Kosovë, Shqipëri po edhe në Maqedoni, kohës fundit është aktual fenomeni i migrimit të rinisë në drejtim të vendeve perëndimore? A nënkupton kjo që ata nuk po shohin perspektivë në këtë shtet?

Shteti përbëhet nga kohëzimi i mbrendshëm të shoqërisë, mirëqenien ekonomike dhe liberalizmit politikë, ndërsa njerëzit për nga natyra gjithmonë atë që nuk e kanë e kërkojnë, pra lirinë dhe mirëqënien, që fatkeqësisht në vendet tona nuk e kanë.

Pretekse ka shumë por disa janë:

1.Diferenca e standartit jetësor këtu dhe atje

2.Ofrimi i mundësive, kushteve për realizimin e objektivave personale dhe familjare jashtë vendit

3.Teoria joshkencore e shpresës për një jetë më të mirë, për një aventurë dhe rrugëtim tjetër

4.Dështimi kombëtar –politikë, ekonomik dhe social mungesë e një strategjie stimuluese për parandalimin e emigracionit

5.Emigracioni që është shndërruar si një fenomen global

6.Propaganda për një jetë me më pak vështërsi

7.Aplikacione të shumta për shkollim dhe punësim etj.

Pasojat e emigrimit tashmë janë evidente :asimilimi dhe ulja e natalitetit që është fatale për një shtet dhe për një kombë .

Shpesh herë jeni prezent si në mediat e shkruara, elektronike po edhe ato televizive. Që para disa viteve jeni njëri ndër të parët që prej moshatarëve që keni filluar të shkruani kolumna politike dhe sociale në gazeta dhe portale. Gjithashtu keni qenë pjesëmarrës në shumë simpoziume dhe konferenca shkencore. Rasti i fundit është ballafaqimi me studentët  maqedon ku edhe triumfuat. Cila është përvoja juaj në këtë drejtim?

Padyshim, është tepër sfiduese dhe me shumë përgjegjësi të miresh me kërkime, studime, analiza deri tek strukturimi, modikimi dhe finalizimi i një teorie politike që ofron zgjidhje dhe zgjedhje në mënyrë efikase dhe efektive, dhe mandej ta plasoni para opionit publik me anë te mediave duke ofruar qëndrim personal mbi suazat shkencore ose të përgjithshme. Aspak nuk është lehtë të debatosh me bazamente argumentuese dhe faktike për një problem të caktuar me palën tjetër.

Të gjitha format e mediave kanë rëndësinë dhe qasjen e posaҫme të komunikimit me opinionin publik dhe unë aplikoj të gjitha mënyrat mediale, dritaret mediale për të plasuar idetë dhe perceptimet e mia. Duke i respektuar gjithmonë gazetarët për punën e tyre, tashmë jam pjesë e vazhdueshme edhe tek mediat në Shqipëri dhe Kosovë duke shpreh qëndrimet e mia politike me perspektivën nga ana rajonale mbi bazat gjeopolitike dhe gjeostrategjike.

Mesazhi juaj për të rinjtë: cila është rruga (sekreti) që shpie drejt suksesit?

Hapi i parë për t’i arritur gjërat që dëshiron në jetë është: vendos se çfarë do.

Beni atë që mundeni me atë që ju keni pikërisht aty ku jeni, dhe ky është ҫelësi i suksesit duke pasur shumë vullnet, vetëbesim, sakrific, origjanilitet dhe mbi të gjitha planifikim.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *