Home / Lajme / Rajon / Supergrabitje në Korçë, autorët dhe policia breshëri të shtënash me armë!

Supergrabitje në Korçë, autorët dhe policia breshëri të shtënash me armë!

Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, Policia e Korçës ka marrë njoftim se në fshatin Dishnicë, tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur në ambientet e brendshme të një pike karburanti, një sasi lekësh.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë.

Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, pasi kanë parë të afroheshin shërbimet e Policisë, kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe këta të fundit i janë kundërpërgjigjur me zjarr.

Më pas autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Nga ana e Policisë, janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *