Home / Lajme / Botë / Tenton t’ia vë flakën Qabes, por kapet nga policia saudite (VIDEO)

Tenton t’ia vë flakën Qabes, por kapet nga policia saudite (VIDEO)

Një burrë u përpoq ti vinte flakën Qabesë, vendit të shenjtë për myslimanët, veprim të cilin e ka parandaluar policia e Arabisë Saudite.

Siç shkruajnë mediat e huaja,  ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.11, sipas kohës lokale.

Në internet u shfaq videoja që thuhet se një turmë të madhe njerëzish në afërsi të vendit të shenjtë myslimanë që pretendohet se tregon njeriun i cili u përpoq për t’i vënë zjarrin Qabes.

Një dëshmitar okular ka thënë për mediat saudite se ai kishte parë një njeri që e kishte spërkatur leckën me benzinë “mbulesën” e zezë të Qabes, e kishte thirrur policinë dhe ata kishin reaguar menjëherë.

Edhe pse ende nuk dihet se çfarë e shtyri këtë njeri të bënte një gjë të tillë, shumë vende ku besimtarët i shfrytëzojnë për lutje kanë qenë cak i terroristëve.

Në maj të vitit 2016, një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë në afërsi të Xhamisë së Profetit, nga i cili sulm u vranë katër policë dhe pesë persona u plagosën.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *