Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë, 16 vjeçarja goditet nga vetura

Tetovë, 16 vjeçarja goditet nga vetura

Dje në ora shtatë të darkës në kryqëzimin mes rrugëve “Vëllezërit Miladinovi”, dhe “Blagoja Toska”, në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku mes një vetura dhe një këmbësoreje.

Vetura e markës “Tojota” me regjistrim të Zvicrës që drejtohej nga një burrë 58 vjeçar nga fshati Gajre ka goditur këmbësoren 16 vjeçe me inicilet L.A nga fshati Çellopek të rrethit të Tetovës, përcjell Gazeta Express.
Për pasojë, vajza ka pësuar lëndime trupore dhe me shpejtësi është dërguar në Qendrën Klinike të Tetovës.
Pas njoftimit, organet e rendit dolën në vendin e ngjarjes dhe kryen ekspertizën.
Nga Policia e Tetovës i thanë Flaka-s që po punojnë në zbardhjen e të gjitha detaleve që çuan deri tek aksidenti. Hulumtimet e para flasin që drejtuesi i makinës nuk i ka lejuar përparësi kalimi këmbësores.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *