Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi lufton për një Tetovë që do na bën të gjithëve krenar

Teuta Arifi lufton për një Tetovë që do na bën të gjithëve krenar

Lidhur me aktivitetin e shtuar të institucioneve shtetërore të cilat ditëve të fundit po mundohen me çdo kusht të arsyetojnë formën dhe efiçencën e veprimit të tyre përmes hiperaktivitetit institucional pikërisht në qytetin tonë, dua që personalisht të dërgoj një mesazh të sinqertë si e para mes të barabartëve në qytetin tim.

4 vite më parë, në kohën kur ne respektuam verdiktin e qytetarëve të Tetovës dhe u vendosën në krye të detyrës të cilën e pranuam me përkushtimin më të madh, ishin pikërisht këta institucione të cilat sot dëshmohen efikase, që ne i thirrëm për të dëshmuar dhe vlerësuar, atë që ne aso kohe e identifikuam si keqtrajtim ndaj mirëqenies së qytetarëve,që kishte si pasojë një deformim urbanistik dhe shoqëror i cili do të mbetej ende i tillë, nëse ne nuk do ndryshonim mendësinë e veprimit ndaj të mirës kolektive.

Është fakt se të thirrurit, që për afër 2 dekada me rradhë duhej të kishin punuar për atë që ne besojmë se është një Tetovë të cilën të gjithë e duam, kishin qenë të zënë duke I transformuar garazhet për vetura, në objekte afariste, gjithnjë për të ushqyer motive të ulta të një politike klanore të pasurimit të individëve, nga e cila qyteti I Tetovës kishte pësuar vetëm dhunim urbanistik, uzurpim sipërfaqesh të gjelbërta, dhe mënyrë të menaxhimit të së mires publike e cila më shumë I ngjasonte një plani për të rregulluar oborin e shtëpisë se sa një politikes zhvillimore të një qyteti modern.

Faktin që në komunën e Tetovës gjatë këtyre ditëve kemi një vigjilencë dhe kujdes të shtuar të institucioneve shtetërore, dua, por jo aq lehtë mund ta pranoj si një tendencë dashamire, e cila i shërben interesit të qytetarëve.

Një politikë afatgjatë e pse jo progressive shtetërore, e cila ka për qëllim vendosjen e kontrollit mbi rendin dhe sjelljen e ndërgjegjshme kundrejt të mirës së përbashkët, sigurisht që do të duhej fillimisht të sanskionojë dhe parandalojë fenomene regresive shoqërore si që është hapja e pakontrolluar e kazinove në pjesët qendrore të qytetit, që fatkeqsisht operojnë dhe marrin leje për veprimtarinë e tyre nga organet qendrore dhe jo nga komuna në të cilën operojnë.

Por kjo nuk na bën të pafuqishëm ndaj sfidave, besoj dhe jam e bindur se lufta dhe përkushtimi për një Tetovë që na bën të gjithëve krenar, nuk duhet dhe nuk mund të jetë lëndë inspektimi e arkivuar në sirtarët e institucioneve shtetërore, pasi që vlerat në të cilat ne besojmë na bëjnë ta duam, dhe ti dalim zot vet shtëpisë tonë !

Për ta përmbyllur, duhet të them se të bërit pazar mes bindjeve tona dhe tendencës për të imponuar forma të represionit si instrumente të funskionimit të shtetit ligor, të cilat u shërbejnë të rezikuarve, nuk ka qenë dhe asesi nuk do të jetë formë komunikimi dhe vlerë të cilën e njohim dhe e cila i shërben ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë dhe demokratike, në të cilën do të jemi prindër krenar të fëmijëve tanë!

  

Gjithashtu lexo

Forumi Gruas Tetovë organizoi sot Konferencën Lokale për krijimin e Strategjive

Оrganizata Forumi Gruas Tetovë organizoi sot  Konferencën Lokale për krijimin e Strategjive Lokale për përfshirje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *