Home / Lajme / Rajon / Thirrjet e ndërkombëtarëve japin efekt, rritet numri i aplikimeve online për organet e vetingut, të enjten skadon afati
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-08 08:20:37Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Thirrjet e ndërkombëtarëve japin efekt, rritet numri i aplikimeve online për organet e vetingut, të enjten skadon afati

Rritet numri i aplikimeve online për dy organet e vetingut, pas thirrjeve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjyqtarët dhe prokurorët kanë shfaqur interes për të kandiduar për në Kolegjin e Apelimit dhe Komisionin e Kualifikimit, duke ulur rrezikun për bllokimin e funksionimit të organeve të vetingut.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Avokati i Popullit, i cili ka çelur garën për këto institucione. Juristët e interesuar kanë afat deri të enjten për të aplikuar online. “Kemi gjatë ditës së djeshme dhe sot një numër shumë të madh njerëzish të interesuar që po shkruajnë në adresën tonë të reformës në drejtësi dhe janë të interesuar që të kandidojnë për të gjitha organet e vetingut”, deklaroi avokati Igli Totozani. Ndërkohë, ekspertët e Avokatit të Popullit po japin ndihmën e nevojshme për plotësimin e saktë të dosjeve të secilit kandidat që mund të ketë mangësi.

“Të kandidojnë masivisht, sikurse po ndodh në këto momente dhe i sigurojmë që institucioni i Avokatit të Popullit, jo vetëm përmes webit, por unë personalisht dhe stafi jemi këtu deri në momentin e fundit, çdo ditë nga 8 e 30 e mëngjesit deri në 8 e gjysmë të darkës, deri të enjten që është dhe afati i fundit”, nënvizon Totozani.

Efektet kanë ardhur pas thirrjeve të BE dhe SHBA, ku i bënë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të kandidojnë për organet e vetingut. Në fakt, gjyqtarët dhe prokurorët i tremben vetingut dhe të qënurit gjatë gjithë kohës nën monitorim, prandaj zgjodhën të mos kandidonin për dy institucionet e vetingut. Kjo ngjalli sigurisht reagimin e ndërkombëtarëve, pasi reforma në drejtësi është bërë me kërkesën dhe këmbënguljen e tyre. Në sitën e vetingut do të kalojnë të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët, ndërkohë pritet që ekspertë të SHBA dhe BE do të vijnë në Tiranë dhe në koordinim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit do të shqyrtojnë dosjet e pasurive dhe të dhënat për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Shoqëria civile për KLGJ dhe KLP

Ndërkohë, numri i aplikimeve për organet e vetingut po rritet, por Avokati i Popullit i ka bërë thirrje edhe shoqërisë civile për shprehje interesi “Për anëtarët të komisionit të shoqërisë civile”, që do të kryejnë verifikimin paraprak të kandidaturës për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile, në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. “Ritheksojmë se, në përputhje me dispozitat ligjore, konkretisht, pika 10 e neneve 56 dhe 154, të ligjit nr.115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, shprehja e interesit, duhet të paraqitet nga organizatat e shoqërisë civile që vërtetojnë plotësimin e kritereve ligjore të parashikuara në pikën 1, të nenit 54. Konkretisht: Të jenë të regjistruara sipas legjislacionit përkatës; Të punojnë në fushën e sistemit të drejtësisë ose të të drejtave të njeriut; Të kenë zbatuar projekte në këtë fushë të paktën 5 vitet e fundit”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *