Home / Lajme / Maqedoni / Thyhet një shtab i LSDM-së, ja ku gjendet!

Thyhet një shtab i LSDM-së, ja ku gjendet!

Një shtab i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) është thyer në fshatin Draçevë të Shkupit, shkruan Gazeta Lajm.

LSDM ka reaguar ndaj këtij akti, duke kërkuar prej policisë ta ndriçojë rastin.

“Presim që policia ta ndriçojë incidentin në fshatin Draçevë, ku është gjuajtur me gurë drejt shtabit ët LSDM-së. Janë thyer dritaret e jashtme. Sipas informatave nga tereni, kjo ka ndodhur herët në mëngjes, pas mesnate. Rasti është paraqitur në polici. Porositim se këto incidente nuk mund t’i pengojnë ndryshimet demokratike që sjellin jetë për të gjithë në Maqedoni. Ashtu zgjodhën qytetarët. Do të jetojmë në shoqëri me drejtësi ku gjithkush që e shkel qetësinë e qytetarëve do të përgjigjet”, thuhet në reagimin e LSDM-së, pas këtij incidenti që ka ndodhur në kohën kur Maqedonia po përballet me situatë të tensionuar në prag të formimit të qeverisë së re.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *