Home / Lajme / Maqedoni / TMRO paralajmëroi luftë qytetare nëse denari bëhet edhe në gjuhën shqipe
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-24 10:18:49Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

TMRO paralajmëroi luftë qytetare nëse denari bëhet edhe në gjuhën shqipe

LSDM-ja nuk ka legjitimitet që të merret vesh për ndryshimin e bankënotave dhe monedhave ku bankënotat dhe monedhat e reja do të shënohen edhe në gjuhën shqipe, reaguan sot nga TMRO.

“E ftojmë LSDM-në, që ta vërtetoje ose ta mohoje deklaratën e djeshme të Bujar Osmanit se është arritur marrëveshja për bankënota dy gjuhësore. Secili tentim për të ndryshuar identitetin e shtetit maqedonas pa mandat, dhe të tillë LSDM-ja nuk ka, do të sjell deri te reagimi masiv dhe i pa kontrolluar i popullit maqedonas dhe deri te pengimi i të gjitha mjeteve të cilit do ridefinim me të cilën rrënohet karakteri unitar i shtetit maqedonas”, qëndron në reagimin e TMRO-së.

Nga partia e ftuan Prokurorinë Publike dhe presidentin Gjorgje Ivanov që në pajtueshmëri me autorizimet ligjore ta pengojnë rrënimin e karakterit unitar të Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *